• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QË NGA VITI 2015…./ Tsipras në sfidë, sot në darkë votë mosbesimi
Home
Rajon

QË NGA VITI 2015…./ Tsipras në sfidë, sot në darkë votë mosbesimi

10 May, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, pritet këtë mbrëmje që t’i mbijetojë votëbesimit të pestë në parlament që prej ardhjes së tij në pushtet. Shefi i qeverisë ka thënë se votimi do të jetë referendum për suksesin e politikave sociale dhe ekonomike që ai ka ndërmarrë ndër vite. Ndërsa opozita ka akuzuar se mocioni po përdoret për kapital politik.

Parlamenti grek pritet në orën 20:00  të votojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së majtë të kryeministrit, Alexis Tsipras.

Kërkesa është parashtruar nga vetë kreu i ekzekutivit dhe përbën votëbesimin e pestë që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2015.

Megjithëse partia Syriza e Tsipras numëron më pak se gjysmën e mandateve në parlamentin grek, qeveria pritet t’i rezistojë votimit me mbështetjen e disa deputetëve të pavarur.

Tsipras deklaroi të enjten se votëbesimin në parlament e konsideron si referendum për zbatimin e planit katërvjeçar për rimëkëmbjen shoqërore të vendit.

Votimi vjen në kohën kur qeveria po nxit votuesit që të marrin pjesë në zgjedhjet e njëkohshme lokale dhe europiane të 26 majit.

Ndërkohë opozita me në krye partinë “Demokracia e Re” e kanë akuzuar Kryeministrin si hipokrit dhe shantazhist që po shfrytëzon votëbesimin për oportunizëm politik.

Grupimi qeverisës ndërkohë në sondazhet kombëtare rezulton më i dobët sesa rivalët demokratë.

Për ta ngushtuar distancën me kundërshtarin, të martën kryeministri Tsipras prezantoi masa lehtësuese fiskale dhe një qasje më sociale ndaj shtresave të varfra të shoqërisë.

Ai theksoi se nën qeverisjen e tij, vendi është afër daljes nga kriza paralizuese ekonomike e dekadës së fundit, madje do të nisë të paguajë së shpejti edhe borxhet që i janë marrë FMN-së ndër vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plani i fshehtë? Kryemadhi dhe Berisha skenar për një ’97 të dytë, kundër...
Previous article SUPER MASHTRIMI/ Mozzik flet pas ngjarjes me Loredanën: Na keni fyer e njollosur

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT