• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pyetjet seksuale për fëmijët në shkollat 9-vjeçare, flasin prindërit: Është e turpshme
Home
Sociale

Pyetjet seksuale për fëmijët në shkollat 9-vjeçare, flasin prindërit: Është e turpshme

30 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç kanë plotësuar në shkolla një pyetësor me qëllim vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore. Por, në morinë e pyetjeve, gjen edhe nga ato që lidhen me seksin. Pyetje konkrete, nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe cila ka qenë menyra.

 

Diskutimet mes prindërve dhe fëmijëve për marrëdhëniet seksuale mbeten tabu në shoqërinë shqiptare. Megjithatë, kundër bisedave të tilla intime janë edhe të huajt.

“Është e turpshme, por nuk di nëse në klasën e vajzës time është bërë një pyetësor i tillë. Kjo e drejtë i përket fillimisht prindërve, që t’u mësojnë gjithçka fëmijëve të tyre, edhe mbi çështje që lidhen me marrëdhëniet seksuale, ndërsa shkolla ndihmon ndihmon prindërit në këtë rast. Nuk do preferoja që fëmijës tim t’i bëhen këto pyetje. Për mua është shumë herët, sepse ata thonë që duhet të blesh edhe librta jashtëshkollorë për marrëdhëniet seksuale. ju vetë flisni me fëmijët për marrëdhëniet seksuale? Jo!”, thonë prindërit.shkolle

Po përfaqësuesit që mbrojnë të drejtat e fëmijëve çfarë thonë për këtë rast?

“Rekomandimi është që të mos kalohet në pyetje specifike që kanë të bëjnë me mënyrën sesi kryhet seksi, si nga OBSH, edhe nga organizata të njohura ndërkombëtare, që merren me pyetësore profesionalë. Një pyetje shumë subjektive edhe për një të rritur jo më për fëmijët, për të cilët studimet thonë se në moshën 15 vjeç nuk kanë hyrë ende në marrënie seksuale”, thotë Altin Hazizaj, Drejtues CRCA.

Ekspertët thonë se pyetje të tilla specifike, për mënyrën sesi 11, 13 apo 15 vjeçarët bëjnë seks janë kategorkisht të ndaluara në botë. Madje, çdo studim shkencor duhet të ketë një person që mban përgjegjësi juridike dhe etike, nëse konstatohet se janë shkelur të drejtat e fëmijëve, si në rastin e pyetjes: çfarë lloj seksi bëni, duke ofruar edhe alternativat përkatëse.

Por, Ministria e Arsimit tha se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës përfshirë edhe Kanadanë dhe se pyetjet për sjelljet seksuale u janë adresuar vetëm 15 vjeçarëve.

Burimi: Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngjela: FBI analizë audio-përgjimit, i dha garanci Xhafës se nuk është i vëllai
Previous article Sa i fshehtë paska qenë! Reperi i njohur zbulon sekretin e Drake: Ai është bërë baba, por …

k.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT