• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUTIN VIZITË NË INDI/ Takohet me kryeministrin Modi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht! Partnerët këtu janë të besueshëm
Home
Nderkombetare

PUTIN VIZITË NË INDI/ Takohet me kryeministrin Modi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht! Partnerët këtu janë të besueshëm

4 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi, ku ka zhvilluar tashmë një takim me kryeministrin e vendit. Në një intervistë për “India Today”, ai u shpreh se gjatë nëntë muajve të parë të vitit është vërejtur një rënie e lehtë në volumin e përgjithshëm të tregtisë mes dy vendeve.

Megjithatë, Putin e cilësoi këtë si një “korrigjim të vogël”, duke theksuar se niveli i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare mbetet pothuajse i pandryshuar.

Sipas tij, tregtia në sektorin e produkteve të naftës, përfshirë naftën e papërpunuar dhe karburantet, po ecën normalisht në Indi. “Partnerët indianë janë të besueshëm dhe shumë seriozë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë Indija të njëjtin privilegj?”, deklaroi Putin.

I pyetur për reagimin e mundshëm të Donald Trump nëse Rusia dhe India thellojnë bashkëpunimin tregtar, Putin tha se as ai dhe as kryeministri indian Narendra Modi, pavarësisht presioneve të jashtme, nuk po ndërtojnë bashkëpunime që synojnë të dëmtojnë këdo. “Presidenti Trump ka agjendën dhe objektivat e tij, ndërsa ne jemi të fokusuar te tonat”, shtoi ai.

Putin theksoi se politika e Rusisë nuk është kundër askujt, por synon mbrojtjen e interesave të të dy vendeve. “Në marrëdhëniet tona me Indinë nuk dëmtojmë askënd, dhe besojmë se udhëheqësit e vendeve të tjera duhet ta vlerësojnë këtë”, përfundoi presidenti rus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 KATET E OBJEKTIT PA LEJE NDËRTIMI/ IKMT i vendos shiritin pallatit tek Mbikalimi i Kamzës dhe pezullon punimet
Previous article HETIMI BRITANIK: Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

s.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT