• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Putin telefonon Erdogan, ja se për çfarë e garantoi
Home
Nderkombetare

Putin telefonon Erdogan, ja se për çfarë e garantoi

26 June, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhje dhe tha se rezultati tregoi “autoritetin e madh politik” të liderit turk dhe mbështetjen masive për të.

Putin dhe Erdogan, në një bisedë telefonike, konfirmuan interesin e tyre të ndërsjellë për “thellimin e partneritetit midis dy vendeve”, tha Kremlini.

Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke gjatë 15 vjetëve të kaluar, i fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale, të cilat i siguruan mandatin pesëvjeçar.

Me ndryshimet e reja kushtetuese, të miratuara në një referendum vitin e kaluar, Erdogan do të ketë kompetenca shtesë.

Kremlini tha se Putin shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar “punën dhe dialogun” me Erdoganin, partia e të cilit, në aleancë me disa më të vogla, ka fituar edhe shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Edhe vetë Putin e zgjati sundimin e tij pothuajse prej dy dekadësh kur fitoi mandatin e katërt presidencial në zgjedhjet e marsit.

Më herët, përmes një deklarate të përbashkët, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, i bënë thirrje Turqisë të adresojë “mangësitë kyçe në lidhje me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore”, duke vënë në dukje se sistemi i ri presidencial ka “implikime për demokracinë turke”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përgëzoi Erdoganin, por shtoi se aleanca “bazohet në disa vlera thelbësore: demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë individuale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja sa para janë mbledhur nga shqiptarët për të paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner
Previous article Rama nxjerr shifrat e të punësuarve në sektorin bujqësor. Sa ishin në maj 2013 dhe sa janë këtë vit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT