• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PUTIN SULMOI EDHE PËR PASHKË”/ Presidenti i Ukrainës akuzon Rusinë: Nuk iu përmbajt armëpushimit
Home
Nderkombetare

“PUTIN SULMOI EDHE PËR PASHKË”/ Presidenti i Ukrainës akuzon Rusinë: Nuk iu përmbajt armëpushimit

20 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusia se po vazhdon sulmet ushtarake në Ukrainë, pavarësisht shpalljes së një “armëpushimi të Pashkëve”.

“Tani që po flasim, sipas raporteve të shtabit të përgjithshëm, operacionet ushtarake sulmuese ruse po vazhdojnë në disa sektorë të frontit dhe artileria ruse nuk është ndalur”, ka shkruar ai mbrëmjen e së shtunës vonë në “X”. “Prandaj, nuk duhet t’u besohet fjalëve që vijnë nga Moska”.

Ai ka përsëritur se Rusia e ka refuzuar muajin e shkuar propozimin amerikan për armëpushim të përgjithshëm 30-ditor.

Zelensky ka shtuar se nëse Moska do të pranonte armëpushim pa kushte, Ukraina do të propozonte zgjatjen e tij përtej 20 prillit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur të shtunën armëpushimin e Pashkëve në luftën në Ukrainë, duke nisur nga mbrëmja e sotme e deri në mesnatën e së dielës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpalli një armëpushim prej 30 orësh për pashkët. “Urdhëroj që të gjitha veprimet ushtarake të ndalen për këtë periudhë”, deklaroi shefi i Kremlinit të shtunën.

Putini gjithashtu ka akuzuar Ukrainën se nuk i ka respektuar kushtet e marrëveshjes së armëpushimit mbi infrastrukturën energjetike, ndërsa Zelensky iu përgjigj se “Moska nuk heq dorë nga tentativat për të avancuar ushtarakisht as në ditë festash dhe se ka kryer sulme ajrore duke vrarë një person në orët e para të së dielës në rajonin e Dnipros”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMET ZGJEDHORE/ 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim edhe me SHISH
Previous article VETËVRASJA E TË MITURIT NË GJIROKASTËR/ Rasti i dytë brenda dy muajsh në të njëjtën shkollë! Zbulohen detaje të reja

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT