Në një lëvizje të re pas lëshimit të një urdhri arresti kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, në orët e para të së dielës , Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, jo vetëm vizitoi Mariupolin, por gjithashtu bëri një udhëtim me makinë në rrugët e qytetit të pushtuar nga Rusia.
Putin më pas vizitoi ndërtesën e Filarmonisë që ishte dëmtuar nga bombardimet në Mariupol dhe shprehu kënaqësinë e tij për punën e restaurimi.
Ai udhëtoi për në Mariupol me helikopter, sipas agjencive ruse të lajmeve duke cituar Kremlinin.
VIDEO/ Ndodh për herë të parë, piloti “i çmendur” ul aeroplanin në tarracën e qiellgërvishtëses Burj Al Arab
Me vizitën e tij, presidenti rus ishte më afër vijës së frontit se në çdo kohë tjetër që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Siç shtuan mediat ruse, Putin ishte gjithashtu në lagjen Nevsky të Mariupolit, një zonë e re banimi e ndërtuar nga forcat e armatosura ruse dhe vizitoi një familje në shtëpi.
“Kreu i shtetit inspektoi gjithashtu vijën bregdetare të Mariupolit në zonën e klubit të jahteve, godinës së teatrit, pjesëve të paharrueshme të qytetit”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax .


