Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga foltorja e parlamentit që krahas miratimit të rezolutës në mbështetje të Ukrainës, të miratohet dhe projekt-rezoluta tjetëre propozuar nga PD, për mbështetjen që duhet të japë qeveria shqiptare për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.
Në fjalën e tij Basha shprehu mbështetjen për Ukrainën, dënoi agresionin rus dhe e cilësoi presidentin Putin si një diktator.
“Ironia është e qartë, krahasimi midis një operacioni unik humanitar siç ishte në Kosovë për të shpëtuar fëmijët dhe gratë nga makineria vrasëse e Millosheviçit, duke sulmuar një vend sovran siç është Ukraina, është një paralele e paqenë e hequr nga diktatori Putin. Akti i NATO-s që luftoi krah Kosovës ishte një akt humanitar, ndërsa Ukraina është një vend me integritet të pacënueshëm për Shqipërinë, ka vetëm dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit të Ukrainës. Të miratojmë sa më parë dhe projekt-rezolutën tjetër që kjo që ka të bëjë me derdhjen e toksinave në rajon, që ka të bëjë me të vetmin vend në Evropë që vazhdon të përkëdhelë diktatorin Putin. Është detyra jonë t’i kërkojmë qeverisë shqiptare draft rezolutën, ku duke marrë shkak nga agresioni kundër Ukrainës, t’i kërkojmë qeverisë që Shqipëria të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Të ndërmarrë një diplomaci më aktive për njohjen e Kosovës, nga 4 vendet e Bashkimit Evropian. Të ndihmojë që të forcohet bashkëpunimi politik mes Kosovës dhe NATO-s dhe të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Urojmë që me bashkimin e vendeve të lira ky aggression të zmbrapset”, tha Basha.
“Putini është diktator”- Basha: Dënoj agresionin rus! Qeveria të ndërmarrë një diplomaci më aktive për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.


