Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka njoftuar se ka nisur dërgimin e ilaçeve urgjente në Ukrainë.
Nga sa mësohet këtu përfshihet edhe tableta jodi që merret në rast të një sulmi bërthamor. Një gjë e tillë ka ngritur dyshimet se mos Franca ka informacione se Vladimir Putin do të shkelë ‘butonin e kuq’.


