Të premten, Vladimir Putin transmetoi një pjesë të takimit të tij me nënat e ushtarëve rusë, në përgjigje të thirrjeve të shumta të zemëruara në rrugë. Por këto gra nuk ishin vërtet nëna të ushtarëve në luftën e Ukrainës, sipas mediave perëndimore.
Shumë gra kanë protestuar javët e fundit për vdekjen e djemve të tyre në frontin ukrainas dhe për rekrutimin e vazhdueshëm. Kjo është arsyeja pse presidenti rus vendosi t’i takojë ata për të ndarë dhimbjen e tyre dhe për t’u ofruar atyre mbështetjen e tij.
Por ky takim, i cili duhej të ishte emocional dhe i sinqertë, në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një shfaqje.
Në mesin e grave që u ulën rreth tryezës së Putinit, në fakt kanë qënë kryetarja e shoqatës pro Putinit, Nadezhda Uzunova, si dhe deputetja e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit, Olga Beltseva.
Gjithashtu, historiani ushtarak francez, presidenti i Institutit Action Resilience dhe avokati në Shoqatën e Avokatëve të Marsejës, Cedric Mas, identifikoi shumë nga gratë e pranishme me Vladimir Putin të premten.



