• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUSHUESIT NË SHQIPËRI/ 43 mijë persona kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore
Home
Sociale

PUSHUESIT NË SHQIPËRI/ 43 mijë persona kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore

29 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Qendrat shëndetësore verore vijojnë të jenë në shërbim të pushuesve, duke ofruar shërbim cilësor dhe të sigurt për ta.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive foli për një sërë çështjesh të rëndësishme.

E pyetur rreth funksionimit të qendrave shëndetësore në këtë sezon veror, ministrja bëri me dije se këto qendra kanë ofruar shërbime për 43 mijë pushues gjatë këtij sezoni.

“Ne kemi bërë një organizim të integruar jo vetëm në qendrat shëndetësore verore që kanë qenë 26 përgjatë gjithë bregdetit, por gjithashtu edhe në zonat malore.

Patjetër që turizmi ka qenë në nivele të përmirësuara këtë vit. Nga ana tjetër kemi vendosur stacione të autoambulancave, shërbimi kombëtar i urgjencës bashkë me strukturat e qendrave shëndetësore verore dhe spitalet gjithashtu kanë organizuar mirë këtë shërbim, duke ofruar shërbim për 43 mijë pushues gjatë këtij sezoni dhe ende vijojmë të japim shërbim në zonat bregdetare dhe ato malore. Sigurisht që ka diçka që duhet ta themi, ndihemi shumë më mirë si prindër, si qytetarë, në momentin kur ka shërbim shëndetësor të sigurt, ashtu siç je i sigurt për rendin, etj.”, – theksoi Manastirliu.

Duke u ndalur te vizitat e kryera, ministrja bëri me dije se për 95% të pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra shëndetësore, nuk ka qenë e nevojshme transferimi i tyre drejt spitaleve, pasi aty kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar.

“Unë e kam provuar vetë personalisht, jam e bindur se si unë dhe shumë pushues të tjerë, ku 43 mijë kanë marrë shërbim shëndetësor dhe është një fakt që duhet ta përmendim që 95% e pushuesve që kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore e kanë përfunduar trajtimin e tyre në qendrat shëndetësore verore dhe nuk janë transferuar në spitale. Kjo do të thotë që kemi patur një shërbim të aksesueshëm, por gjithashtu një shërbim cilësor”, përfundoi Manastirliu.

26 qendrat shëndetësore verore do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë sezonit veror, duke ofruar shërbime mjekësore për pushuesit që do të kenë nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË TIRANË/ Një xhiro "MODESTE" në kryeqytet! (FOTO)
Previous article Cubi mungonte në spotin e "Duplex Show"/ Aktorja shpjegon arsyen e vërtetë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT