I konsideruar gazetari kryesor i gazetes gjermane Der Spiegel, Claas Relotius eshte pushuar nga puna pasi kishte fabrikuar artikujt e tij te cilat ishin vlerësuar me nje sere cmimesh prestigjioze. I shpallur gazetari vitit 2014 nga CNN, gazetari Relotius kishte mashtruar lexuesit dhe teleshikuesit me histori te rreme, burime te pavërteta dhe citime fals.
“E vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij”, beri te ditur Der Spiegel ne nje prononcim. Disa prej rreth 60 artikujve që Relotius i ka shkruar qysh në vitin 2011, janë të saktë, por të tjerët janë “krejtësisht të shpikur ose të zbukuruar me citime të manipuluara ose fantazi”, njoftoi gazeta. Nga artikujt e fabrikuar, njëri ka të bëjë me një të burgosur të Guantanamos, ndërsa një tjetër me fëmijët e rrëmbyer nga grupi militant ISIS.
Der Spiegel nënvizoi se kjo ishte pika me e ulet ne historine 70 vjecare te kësaj te përditshmeje. Der Spiegel tha se Relotius, 33 vjeç, e ka pranuar se i ka mashtruar lexuesit me rreth 14 artikuj. Sa me shume behesha i suksesshem, aq me shume rritej presioni mbi mua per te mos gabuar raportohet te kete thene gazetari gjerman.


