• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Punoj në bordello! : “Puna ime nuk është vetëm seksi”
Home
Histori Njerëzore

Punoj në bordello! : “Puna ime nuk është vetëm seksi”

29 January, 2018 k.autor Histori Njerëzore

Alice Little është punonjësja e seksin më e paguar në Nevada. Ajo rrëfen se puna e saj paragjykohet, është një punë degraduese, e vështirë, por njëkohësisht gjëja më e mirë që ka bërë në jetë.

 

“Çfarë do të thotë të jesh një punonjëse seksi? Epo, janë orë të gjata në parukeri, të cilat nuk do më kthehen kurrë mbrapsht. Janë 2500 dollarë në vit të shpenzuara për lubrifikantë dhe prezervativë. Por, detyra ime nuk është vetëm seksi pasi vazhdimisht bëhem edhe psikologe, këshilluese marrëdhëniesh dhe përherë lexoj libra, shoh video, ndjek leksione për çështje të seksualitetit, psikologjisë dhe sociologjisë. Nuk është vetëm aq sa mendon mendja juaj e kufizuar”.

Alice shpjegon se karriera i ka mësuar më shumë për burrat, gratë, veten dhe mënyrën si shoqëria e percepton seksin.

“Gjatë punës sime kam kaluar çaste me burra, gra, çifte, femra të vetmuara, të virgjëra, vejusha. Nuk ka vetëm një person që frekuenton bordellot, siç nuk ka një lloj personi që bëhet prostitutë. Disa nga kolegët e mi janë punëtorë pensionistë, ndërsa disa janë studentë të shkëlqyer.”

Ajo dëshiron që njerëzit të rishikojnë mënyrën se si e konceptojnë punën e saj, pasi nuk është thelbi vetëm tek seksi.

“Ju mund të mendoni se puna ime është vetëm seks, por ju siguroj që jeni shumë larg të vërtetës. Seksi është diçka e sigurt miq, atë e keni në tavolinë. Unë “shes” tjetër gjë – intimitet. Dhe nuk e merrni dot me mend sa element thelbësor është ai për shëndetin tonë fizik, mendor dhe emocional. Sa burra kanë humbur bashkëshortet dhe kanë nevojë vetëm për një përqafim? Sa njerëz me autizëm ka që duan thjesht të ndihen të sigurt në aftësitë e tyre? Unë e di që nuk do të jeni dakord të gjithë, por ne, individët e mijëvjeçarit të ri, po lëvizim drejt qëndrimeve të reja. Ose, të paktën duhet të lëvizim! Nëse puna e seksin nuk është e drejtë për ju, askush nuk do t’ju detyrojë të mendoni të kundërtën, por vetëm për një çast mendoni se çfarë efekti ka në shoqëri”, shton Little në intervistë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përjashtimi ndaj Juventusit, ky incident nga mbrojtësi i Chievos nuk ishte parë kohët e fundit
Previous article Poezitë e Kadaresë djaloshar, momente intime e të përjetshme. Vëllimi i veçantë i shkrimtarit

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT