• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Punoi gjithë jetën në emigracion për shtëpitë që kishte në Shqipëri por në studio mori vesh që…
Home
Sociale

Punoi gjithë jetën në emigracion për shtëpitë që kishte në Shqipëri por në studio mori vesh që…

3 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Pronat kanë sjellë këtë të diel në “Shihemi në gjyq”, dy kunetërit nga Bilishti Adriana dhe Olsi.
Adriana është e martuar me vëllain e Olsit, Albanin. Vetë Olsi jeton në Greqi, por sot ka ardhur në studio për të përfaqësuar babait të tij.

Familja e Nexhat Lushit (babai i vëllezërve Olsi dhe Albani, si dhe dy fëmijëve të tjerë Shpresa dhe Diana) në vitin 1991 përfituan prona bujqësore. Por në vitin 2006, babai i shiti një pjesë të pronave njërës prej vajzave, Dianës, një veprim që siç rezulton gjatë emisionit, fëmijët e tjerë nuk janë në dijeni.

Sot Diana kërkon nga vëllai i saj i Albani dhe familja e tij që këta të lirojnë shtëpinë. Për këtë në studio ka ardhur bashkëshortja e Albanit, Adriana e cila e revoltuar thotë se po e nxjerrin në mes të rrugës. Ajo tregon se prej 17 vjetësh endet gjykatave pa gjetur një zgjidhje.

“Jemi në gjyq, unë atë shtëpi nuk e liroj gjallë, sepse unë nuk dal nga ajo shtëpi”.

Ndërkohë, Eni Çobani shpjegon se në total, familja me 7 anëtarë kanë përfituar mbi 51 mijë metra katrorë tokë. Ajo e pyet Olsin, i cili ndodhet në studio nëse është në dijeni për shitjen e një pjesë të pronave tek motra.

“Janë mbi 51 mijë e 193 metra katrorë. 4 mijë e 300 metër katrorë, i janë dhënë Dianës. Janë edhe 3 fëmijë të tjerë, të cilët nuk janë pjesë. Olsi ku je në këtë kontratë shitblerje?

“Ne jemi e gjithë familja aty…”

Ndonëse i gjendur përballë fakteve Olsi, insiston se pronat janë të të gjithëve. Ai tregon se prej vitesh ka sjellë para në Shqipëri për ndërtimin e shtëpive. Megjithatë, këto shtëpi sot nuk janë në emër të tij, por të së motrës, një fakt të cilin siç rezulton Olsi nuk e di.

“I kemi bërë të gjitha bashkërisht, i kemi bërë të gjitha bashkërisht të treja shtëpitë”.

Në këtë pikë ndërhyn Gjebrea, i cili e pyet Olsin:

Ku jetoni ju?

Në Greqi, Selanik.

Keni shkuar ndonjëherë në shtëpi?

Po.

Më fal, me ç’po kuptoj unë ju nuk keni më shtëpi. Ruaj fort shtëpinë në Selanik, se këtu nuk ke më shtëpi, me ç’po kuptoj.

Olsi: Ndërtesat i kemi bërë pas 91-n, kemi bërë 3 banesa.

Çobani: “Olsi, ju sapo thatë që keni bërë 3 ndërtesa, por ne këtu kemi dy ndërtesa atë ku banon babai juaj dhe ndërtesën ku banon Albani dhe bashkëshortja me dy fëmijët. Këto dy ndërtesa ju e dini që u janë shitur motrës tuaj Diana.”

Olsi: Unë nuk i kam ditur këto, tani po i dëgjoj.

Çobani: “Me forcë, me argument dhe me të vërtetën brenda je pa pronë. Nuk ke asnjë pjesë në këto prona sepse Diana Lushi me këtë dokument që ka marrë, përpara noteri (Jorgo Gjamos) me dëshirë dhe vullnet të Nexhat, Harife dhe Etem Lushit, duke ju përjashtuar ju të treve ia kanë shitur zonjës Diana Lushit. E me çfarë çmimi do thoni ju. Për 1 milion lekë, dy pasuri në Bilisht”.

Tani je dakord me këtë çmim?

“Jo nuk jam”.

Sa ke dërguar ti nga Greqia?

“Unë këto nuk i kam ditur, tani po i dëgjoj nga ju…”

Në fund të seancës, Çobani sqaron se 7 anëtarë të familjes Lushi kanë fituar pronën bujqësore. Deri në vitin 2006, të gjithë anëtarët kanë kontribuuar për të ndërtuar shtëpi. Gjithçka është bërë pa dokumente, siç fatkeqësisht ndodh në Shqipëri që gjërat bëhen pa letra.

“Punoni me letra. Mos vini asnjë gozhdë pa fatura…” ishte këshilla e Çobanit për këtë rast.

Çobani sqaroi se sa kohë bëhet fjalë për pronë bujqësore, pjesë e saj janë të gjithë anëtarët e familjes dhe kjo pronë ndahet në mënyrë përpjestimore, përfundim ky në të cilën ka dalë edhe një gjykatëse në vitin 2005.

Në fund Adriana kërkon që të bëhet pjesëtimi sipas ligjit, të njëjtën gjë që pasi u njoh me faktet, kërkoi edhe Olsi, ndaj Çobani u kërkoi që të bëhen bashkë dhe t’i drejtohen me organeve përkatëse për të ndarë pronat në mënyrë të drejtë e të barabartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madridi jep yllin e skuadrës për të marrë Dybala nga Juventusi
Previous article VIDEO/ Rrëfehen këngëtarët shqiptar: Rrimë gjithë kohën me njëri tjetrin, do ngelim pa martuar

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT