• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNËSIMI NË ADMINISTRATË/ Hapen 200 vendet të reja, ja dikasteret ku mund të konkurroni
Home
Sociale

PUNËSIMI NË ADMINISTRATË/ Hapen 200 vendet të reja, ja dikasteret ku mund të konkurroni

4 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme për vitin 2018 në njësitë e qeverisjes qendrore është shtuar me 200 punonjës. Qeveria ka ndryshuar vendimin e datës 31 janar 2018, ku ishte vendosur që numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme në institucionet shtetërore të ishte 1 752.

Vendim ky që është ndryshuar nga Këshilli i Ministrave, duke e rritur numrin e punonjësve në administratë me rreth 200 të tillë. Kështu, deri në fund të vitit 2018 numri i punonjësve të përkohshëm në administratë do të jetë 1989 punonjës.

Numrin më të lartë të punonjësve me kontratë të përkohshme e ka Ministria e Drejtësisë, e cila ka punësuar edhe 150 persona nga 487 që ishin miratuar në janar 2018. Këta persona do të punësohen të gjithë pranë ALUIZN-it, ku 140 do të jenë në rolin e specialistit dhe 10 të tjerë si teknikë të mesëm.

Kontrata e tyre do të jetë 6-mujore. Punonjës do të shtohen edhe në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të Energjisë, të Arsimit si dhe në institucionet e tjera qeveritare, duke përfshirë edhe shërbimin informativ. Aktualisht numrin më të madh të punonjësve me kontratë të përkohshme e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku rreth 300 punonjës janë të punësuar te Tatimet.

Dosjet
Sipas ligjit në fuqi, çdo institucion shtetëror, institucion i pavarur dhe njësi e qeverisjes vendore krijon dhe administron dosjen e personelit të çdo të punësuari të institucionit (dosja individuale). Dosja individuale përmban të dhënat profesionale për çdo të punësuar dhe nëpunës civil, si dhe çdo të dhënë tjetër, lidhur me marrëdhëniet e punës.

Departamenti i Administratës Publike krijon dhe administron Regjistrin Qendror të Personelit, që është një bazë unike shtetërore të dhënash, që përfshin të dhënat profesionale dhe të dhënat e tjera për marrëdhëniet e punës të çdo të punësuari në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore. Çdo institucion i administratës shtetërore, institucion i pavarur dhe njësi e qeverisjes vendore është i detyruar të japë të dhënat e përcaktuara në ligj.

Këshilli i Ministrave përcakton rregulla të hollësishme për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit dhe Regjistrit Qendror të Personelit, të dhënat që mbahen në to, si dhe mënyrën e mbajtjes, të hedhjes, të përditësimit dhe të përdorimit të të dhënave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZEMRA A PUTHEMI NË BUZË/ Kërkesa e Ana Likës për moderatoren Bora Zemani (FOTO)
Previous article LUANA "FLIRT" ME KËNGËTARIN AMERIKAN/ Poston foton seksi.Çfarë do të mendoj...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT