Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, njëkohësisht drejtues politik i Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste, ka publikuar pamje nga kantieri i aksit të ri Kardhiq-Delvinë, një prej veprave më të reja infrastrukturore.
“60 sekonda video informacion nga puna e pandalshme në segmentin më të vështirë të aksit Kardhiq-Delvinë.
Ndërsa punimet në 3 lote vazhdojnë, nxis Ministrinë e Infrastrukturës dhe ARRSH të çojnë përpara sa më shpejt edhe ndërtimin e tunelit, puna për projektin e të cilit u krye në kohë dhe fondet u parashikuan në Buxhetin e vitit 2019″, shkruan Gjiknuri në profilin e tij në rrjetin social Facebook ku ka publikuar dhe videon e mëposhtme
📌 60 sekonda 🕜video informacion nga puna e pandalshme 🚧 në segmentin më të vështirë të aksit 🛤️ Kardhiq-Delvinë. Ndërsa punimet 🚨 në 3 lote vazhdojnë, nxis Ministrinë e Infrastrukturës dhe ARRSH të çojnë përpara sa më shpejt edhe ndërtimin e tunelit 🚇, puna për projektin📃e të cilit u krye në kohë dhe fondet 💰u parashikuan në Buxhetin e vitit 2019
Gepostet von Damian Gjiknuri am Sonntag, 7. April 2019


