Ish-lideri i së majtës Fatos Nano feston sot 68-vjetorin e lindjes.
I pari që e uroi publikisht ishte kryeministri Rama përmes një postimi të gjatë teksa pas tij, e ka uruar edhe kreu i Grupit të PS Taulant Balla i cili e cilëson Nanon një ‘udhëheqës historik’.
“Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos.
Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike:
si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994,
zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës,
kriza e piramidave në 1997, kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit,
miratimi i Kushtetutës në 1998,
kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999,
hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.


