Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentin kur Shqipëria ka ushtruar të drejtën për t’u zgjeruar me 12 milje detare në vitin 1990.
Ai shkruan se në atë kohë pala greke nuk kishte çfarë të kontestonte, ndërkohë që edhe shteti ynë sot nuk mund të kontestojë vendimin e Greqisë.
“Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet”, shkruan Rama.