• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Publikohet për herë të parë: Moisiu i “pajetë” nga arkivat e Vjenës
Home
Kulturë

Publikohet për herë të parë: Moisiu i “pajetë” nga arkivat e Vjenës

23 March, 2018 k.autor Kulturë

Në 83-vjetorin e vdekjes, për herë të parë publikohet fotografia me sargun dhe trupin e pajetë të Aleksandër Moisiut, para se të digjej në krematorin e Vjenës më 23 Mars 1935. Në vitin kulturor Shqipëri-Austri pritet të hapet në Vjenë ekspozita me fotografi dhe dokumente të panjohura mbi aktorin shqiptar. Studiuesi Pjetër Logoreci, kurator i ekspozitës, i bën thirrje shtetit shqiptar për të ndërtuar një muze në nderim të aktorit

Viti kulturor Shqipëri-Austri duket se ka marrë një konotacion më të gjerë të komunikimit dhe këmbimit kulturor mes dy vendeve, ndryshe nga importi që përmbyt Tiranën në stinë pranvere apo vjeshte. Pra, ky vit kulturash mes dy vendeve, mban një raport të ndërsjellë: personazhe e histori që në vite e shekuj, kanë këmbyer “tokat”, në kontribut më jetëgjatë se sa mund t’i takonin vendit amë. Rasti për të cilin po flasim është ai i Aleksandër Moisiut, aktorit legjendë shqiptar, që ndërtoi një karrierë artistike me plot enigma, vrulle, e të stuhishme në Austri. Më 26 Mars mbushen 83 vite nga vdekja e aktorit, të lindur në Shqipëri, dhe larguar kur ishte 19-vjeçar, duke prekur majën e aktrimit në Vjenë, një prej aktorëve më të angazhuar të atij vendi në teatër. Me këtë nderim të posaçëm, arkivi i Vjenës si në të rralla raste, ruan një foto ekzemplar, ku shihet sargu me trupin e pajetë të Aleksandër Moisiut para se të digjej në krematorin e Vjenës më 23 Mars 1935, të publikuar nga studiuesi Pjetër Logoreci, i cili pritet të hapë në ditën përkujtimore edhe ekspozitën me fotografi dhe dokumente të panjohura më parë mbi jetën e aktorit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkodër, “merkato” e këshilltarëve i bllokon Voltana Ademit 27 afera korruptive, me vlerë 1,26 miliardë lekë
Previous article Berisha i uron mirëmëngjes me këtë foto kryeministrit Rama (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT