Ish-kryeministri Berisha e ka nisur ditën duke ironizuar postimet e Ramës në mëngjes. Ai ka postuar një foto nga përmbytjet e Shkodrës ku tregohet një person që kalon përmes ujit duke mbajtur bukë e ujë në duar.
“Mirëmëngjes Edvinit turist nga Shkodra sot! Sb” – shkruan Berisha me ironi.
Ndërkohë që situata në Shkodër nuk paraqitet aspak e mirë, pasi disa disa mijëra hektarë tokë janë nën ujë tashmë.