Kjo foto botohet sot për herë të parë nga gazetari Alfred Peza i cili shkruan se fotoja është shkrepur në Shqipërinë e viteve ’30 të shekullit të kaluar. Duket si e dalë nga një botë tjetër, për të na treguar se 90 vjet më parë, ky vend kishte një aristokraci europiane.
Në plazhin e Durrësit Sarah Blloshmi, mbesa e Ismail Qemalit është e rrethuar nga dy burra të rëndësishëm të kohës: Eqrem bej Libohova, ish Kryeministër dhe diplomati italian Pietro Quarone, autori i librit “Valixhja diplomatike”.
Pranë tyre, pak më në të majtë të fotos, janë edhe bashkëshortet e dy burrave dhe tjetra, ndoshta një nga motrat Berisha, të njohura si kampione tenisi në Tiranën e kohës së Zogut, shkruan Peza.