• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI/ “Përgjigjet i jap sikur i kam, nuk i zbukuroj”, Rama mesazh Metës pas përplasjes
Home
Politikë

DEKRETI/ “Përgjigjet i jap sikur i kam, nuk i zbukuroj”, Rama mesazh Metës pas përplasjes

16 January, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Mes Presidencës dhe qeverisë në javën e fundit ka pasur një përplasje të fortë institucionale, pas refuzimit që Meta i bëri emrit të propozuar nga Rama për Ministër të Jashtëm. Në lidhje me këtë situatë të krijuar mes institucioneve, kreu i shtetit në një intervistë në media u shpreh se ‘Arroganca për fat të keq e Kryeministrit është shkaku i kësaj situate të gjithanshme konfliktuale në vend dhe për këtë na mjafton rasti i marrëdhënieve të institucionet të Presidentit me Kryeministrin për të kuptuar më thjeshtë se çfarë ndodh midis Kryeministrit dhe të gjithë institucioneve të tjera apo Kryeministrit dhe opozitës’.

Ndërkohë që kryeministri Rama sot gjatë një aktiviteti për bashkëqeverisjen me qytetarët, u dha një përgjigje të gjithë ata që e cilësojnë si arrogant duke i dërguar kështu një mesazh të tërthortë edhe Presidentit. “Se ma kanë gjetur këtë tani, se përgjigjesh në mënyrë arrogante, por të gjithëve atyre që thonë këtë u them se nuk ka problem, pasi do të shohin sesa kryeministra më pas nuk do u përgjigjen fare. Përgjigjet unë i jap sikur i kam, se nuk kam as mundësi ti zbukuroj, se me qindra mesazhe që vijnë cdo ditë duan përgjigje, por kur them drejtohuni te Shqipëriaqëduam për të gjetur zgjidhje” përfundoi ai. Përplasjes mes institucioneve, Rama i dha zgjidhje duke vendosur që të marrë vetë postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO E PYET NËSE DO PRANONTE NJË ROL NUDO/ Olta Gixhari na befasoi me përgjigjen: Ti e kupton...
Previous article PUBLIKOHET PËR HERË TË PARË KJO FOTO/ Sarah Blloshmi, mbesa e Ismail Qemalit e rrethuar nga dy burra të rëndësishëm të kohës

F.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT