• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKOHET LETRA E FUNDIT E JEFFREY EPSTEIN/ Çarë shkroi ish-financieri amerikan përpara se t’i jepte fund jetës në qeli: Më hetuan për muaj të tërë, por…
Home
Nderkombetare

PUBLIKOHET LETRA E FUNDIT E JEFFREY EPSTEIN/ Çarë shkroi ish-financieri amerikan përpara se t’i jepte fund jetës në qeli: Më hetuan për muaj të tërë, por…

7 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bërë publike një letër që dyshohet se është shkruar nga Jeffrey Epstein para vdekjes së tij, duke shënuar herën e parë që dokumenti publikohet zyrtarisht.Sipas mediave amerikane, letra u gjet nga Nicholas Tartaglione, ish-shoku i qelisë së Epstein në Qendrën Korrektuese Metropolitane në New York, pasi Epstein kishte tentuar pa sukses të vetëvritej në korrik të vitit 2019, vetëm disa javë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij.

Në përmbajtjen e letrës shkruhet: “Më hetuan për muaj të tërë, nuk gjetën asgjë!!! Është luks të zgjedhësh vetë kohën për t’i thënë lamtumirë jetës. Çfarë doni të bëj, të shpërthej në lot?! Nuk ka argëtim, nuk ia vlen!!”.

Letra nuk mban firmë dhe deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse është shkruar vërtet nga Epstein. Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka komentuar ende mbi publikimin e saj.

Dokumenti u deklasifikua pasi gazeta “New York Times” publikoi javën e kaluar një artikull mbi ekzistencën e letrës dhe kërkoi nga gjykata në White Plains, New York, që ajo të bëhej publike.

Nicholas Tartaglione, ish-polic dhe aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të katërfishtë, ka deklaruar se ai e gjeti Epstein pa ndjenja në qeli. Pas ngjarjes, Epstein kishte pretenduar para autoriteteve të burgut se ishte sulmuar nga Tartaglione.

Sipas dokumenteve federale, në javët para vdekjes së tij, Epstein kishte këmbëngulur se nuk kishte prirje vetëvrasëse.

Mediat raportojnë se Tartaglione ia dorëzoi letrën ekipit të tij ligjor si një mbrojtje të mundshme ndaj akuzave të ardhshme për sulm nga Epstein. Avokatët më pas angazhuan ekspertë të shkrimit të dorës për të verifikuar autorësinë e dokumentit.

Letra kishte qëndruar e vulosur në kuadër të çështjes së apelimit të Tartaglione, për shkak të mbrojtjes nga privilegji avokat-klient.

Jeffrey Epstein, financier i njohur amerikan dhe i përfshirë në skandale të mëdha abuzimi seksual, u shpall zyrtarisht i vetëvrarë nga eksperti mjeko-ligjor i New York-ut në vitin 2019. Megjithatë, lidhjet e tij me figura të fuqishme politike dhe ekonomike kanë vazhduar të ushqejnë teori konspirative mbi rrethanat e vdekjes së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË TURQI E BËJNË FAKT TË KRYER: Besiktas e ka marrë vendimin për Kristjan Asllanin
Previous article GJYKATA E LARTË ZBUT MASËN PËR MIRLINDA KARÇANAJ/ Detyrim paraqitje për ish-drejtoreshën e AKSHI-t

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT