• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ Ra nga skela, kush është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në Itali, trupi i tij u gjet nga punonjësja e supermarketit
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHET FOTO/ Ra nga skela, kush është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në Itali, trupi i tij u gjet nga punonjësja e supermarketit

13 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Feti Ismaili, është 61-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm, 12 dhjetor, pasi u rrëzua nga skelat në godinën “Turquoise”, në Itali.

Ai ishte duke punuar në një projket të madh rinovimi dhe rizhvillimi energjitik, bëjnë me dije mediet italiane.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të djeshëm. Isamili është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

Trupi i tij u gjet nga një grua, punonjëse e supermarketit Despar, në katin përdhes të godinës Turchese. Ishte ajo që kërkoi ndihmë, por përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Gruaja tha se dëgjoi zhurma nga skelat sipër dhe më pas pa burrin të rrëzohej. Asnjë britmë apo thirrje për ndihmë. Për aksidentin është hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia dhe është urdhëruar autopsia. Madje, nuk përjashtohet fakti që 61-vjeçari të ketë pësuar ndonjë sëmundje para se të bjerë nga skela.

Feti Ismaili është viktima e trembëdhjetë në vendin e punës në Liguria. Në vitin 2023 në Itali numri i aksidenteve me vdekje u rrit me 4.4%. Rajoni më i prekur është Lombardia, e ndjekur nga Veneto, Lazio, Campania dhe Piemonte. Veçanërisht provinca e Cuneos është në vendin e 91-të nga 107 provinca në Itali për rastet e aksidenteve me vdekje në punë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI BRENDA FAMILJES NË TROPOJË/ 45 vjeçari dhunon bashkëshorten, kunati ndërhyn kundër tij! Të dy në pranga
Previous article E TRISHTË/ Po udhëtonte drejt Janinës. Ndërron jetë papritur 19-vjeçari shqiptar në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT