• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ Mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHET FOTO/ Mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi (EMRI)

23 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja me protagonist një 28 vjeçar shqiptar ka ndodhur në një fshat te Volosit në Greqinë qendrore, ndërsa viktima e dhunës është një 22 vjeçare po nga Shqipëria dhe fëmija e tyre.

Çdo gjë u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28 vjeçari, Aurel Gëzim Kurti.

Fillimisht ishin të bërtiturat e gruas së re e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe, për të kuptuar se sërish dhunuesi kishte nisur ti godiste. Pas kësaj fqinjët goditën portën e banesës derisa e detyruan ta hapë dhe gjetën brenda 22 vjeçaren Dafina Kurti, me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë.
Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet, por banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi dhe e dërgoi në drejtorinë e policisë së Volosit, ku edhe viktima tregoi se mbahej e mbyllur në banese prej 2 vitesh.

Autori e dhunonte shpesh,  nuk e lejonte të dilte nga shtëpia. Të njëjtën sjellje kishte edhe ndaj djalit 2.5 vjeç të çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas herë, madje nuk lejonte që ai të vizitohej nga mjekët, siç duhet normalisht të ndodhë me fëmijët e vegjël.

Gruaja e re dhe fëmija u dërguan në një banesë sociale dhe u morën në mbrojtje prej autoriteteve, ndërsa ndaj autorit u ngritën akuza të rënda si plagosje e rëndë me dashje, pengmarrje, dhunë në familje, dhunë ndaj të miturve etj, të cilat do ti kushtojnë atij disa vite burg.

Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos ku 28 vjeçari dhunues punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë. Autori do të dërgohet në gjykatë paraditen e së martës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Kush janë trafikantët nga Shqipëria që synonin kontrollin e trafikut të drogës në Kolumbi
Previous article "I JAM AFRUAR VDEKJES"/ Zbardhet dëshmia e shqiptares që për dy vite u torturua nga bashkëshorti

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT