• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ Ky është djali i Erzen Breçanit, roli i tij në trafikun e kokainës nga Amerika Latine
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është djali i Erzen Breçanit, roli i tij në trafikun e kokainës nga Amerika Latine

22 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 26-vjeçari Eralbi Breçani, djali i ish-drejtuesit të Policisë, Erzen Breçani, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia nuk arriti dot ta vinte në pranga atë në operacionin e dy ditëve më parë, ku u godit një grup i strukturuar kriminal, ndërsa u arrestua babai i tij, Erzen Breçani.

Eralbi Breçani është i martuar me motrën e Ervin Matës, i njohur me nofkën “Boli”, një personazh i njohur si biznesmen por i përfolur shpesh në qarqe të errëta. Po ashtu, edhe ky i fundit u shpall në kërkim nga SPAK në kuadër të të njëjtit operacion, teksa dyshohet si “koka” e grupit të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas dosjes se SPAK te zbardhur nga report Tv.

Si Eralbi Breçani, po ashtu edhe Ervin Mata, dyshohet se ndodhen jashtë shtetit, teksa bashkë me ta u shpallën në kërkim dhe shtetasit: Ismail Zeneli, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova.

Në dosjen e SPAK thuhet se Ismail Zeneli ishte pritës i lëndës narkotike, financues dhe personi përgjegjës për nxjerrjen e lëndës narkotike nga Porti. Artan Sulejmani bashkëpunëtor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20 kg kokainë.

Eralbi Breçani dhe Besmir Murati financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligjshëm. Këta persona nuk kanë bashkëpunuar rastësisht, por ndërveprojnë në të paktën dy raste me njëri tjetrin për kryerjen e veprave penale.

Ndërkohë, sipas SPAK-ut, Erzen Breçani, në dijeni të plotë të aktivitetit të jashtëligishëm që ushtron djali i tij Eralbi Breçani, ka kërkuar shuma parash, burimi i së cilave ka qënë trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike, duke i investuar në aktivitetin tregtar “HEC DRITA ENERGY”, me administrator Eralbi Breçanin.

Këto perfitime të  paligjshme janë investuar në HEC nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi në institucionet përkatëse. Në lidhje me faktet e mësipërme, SPAK e akuzon Breçanin për veprën penale të pastrimit të parave.

Gjithashtu, Erzen Breçani dyshohet se ka konsumuar dhe veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit, duke i dhënë informacione shtetasve Bujar Ajeti, si dhe Nuredin Dumani në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Ky është djali i Erzen Breçanit, roli i tij në trafikun e

Ky është djali i Erzen Breçanit, roli i tij në trafikun e

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA/ Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve. Si i kalonin ngarkesat dhe planet për vrasjet
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Sondazhi: Rreth 50% e amerikanëve mendojnë se SHBA po shpenzon shumë para për Kievin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT