Publikohet foto e autorit të dyshuar të vendosjes së tritolit në hotelin në Sarandë që u shkatërrua të hënën e 13 shkurtit. Personi që ra në pranga është djali i një prej ortakëve të hotelit, 36-vjeçari Sotir Çabiri.
I ati, Spiro Çabiri dhe ortaku i tij i biznesit, shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu, ishin prej 20 vitesh në proces gjyqësor për pronësinë e hotelit. Sipas bluve të Sarandës, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi shtetasit grek.
“Shtetasi S. Ç., 36 vjeç, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi S. Ç., 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin E. Dh., për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi E. Dh., proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit E. Dh”, raporton policia.


