• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E TRE SHËN VALENTINEVE/ Letra nga burgu për dashurinë e pamundur dhe legjendat
Home
Jetë

HISTORIA E TRE SHËN VALENTINEVE/ Letra nga burgu për dashurinë e pamundur dhe legjendat

14 February, 2023 s.autor Jetë

Rreth 150 milionë kartolina shkëmbehen çdo vit me rastin e Shën Valentinit, duke e bërë këtë ditë festën e dytë më të njohur pas Krishtlindjeve. Çdo 14 shkurt, në të gjitha vendet e botës shkëmbehen dhurata, lule e çokollata mes të dashuruarve.

Të gjitha në emër të Shën Valentinit.

Por kush është ky shenjtor dhe nga bazohen këto tradita?

Kisha Katolike njeh të paktën tre shenjtorë të ndryshëm të quajtur Valentini ose Valentinus, të cilët të gjithë u martirizuan.

Një legjendë thotë se Shën Valentini ishte një prift që shërbeu gjatë shekullit të tretë në Romë. Kur perandori Claudius II vendosi që burrat beqarë ishin ushtarë më të mirë se ata që kishin gra dhe familje, ai vendosi ta bënte të paligjshme martesën e djemve të rinj. Shën Valentini, duke e quajtur këtë dekret të padrejtë, sfidoi Klaudin dhe vazhdoi të bënte martesa për të dashuruarit e rinj në fshehtësi. Kur u zbuluan këto akte të Shën Valentinit, Klaudi urdhëroi vdekjen e tij.

Një tjetër sugjeron se Valentini mund të jetë vrarë si rezultat i përpjekjeve të tij për të shpëtuar të krishterët nga burgjet romake, të cilat shërbenin si vende torture.

Sipas legjendës, ishte një i burgosur ai që dërgoi letrën e parë romantike “Shën Valentin”, pasi ra në dashuri me një vajzë të re. Para vdekjes, ai shkroi këtë letër duke e nënshkruar me pseudonimin “Nga Shën Valentini jot”, një shprehje që përdoret edhe sot e kësaj dite.

Ndërsa disa njerëz besojnë se Dita e Shën Valentinit festohet në mes të shkurtit për të kujtuar përvjetorin e vdekjes së Shën Valentinit ose të varrosjes së tij, që ka ndodhur rreth vitit 270 pas Krishtit.

Të tjerë pretendojnë se Kisha e Krishterë mund të ketë një ditë të festës së Shën Valentinit në mes të muajit shkurt në një veprim për t’i bërë njerëzit të festonin kremtimin pagan të Lupercalia, një festival i kushtuar fertilitetit.

Gjatë Mesjetës, banorët e Francës dhe Anglisë besonin se 14 shkurt ishte fillimi i sezonit të çiftëzimit të shpendëve. Nisur nga kjo gjë u hodh ideja se edhe dita e Shën Valentinit të kremtohej si një ditë romance.

Letra e parë që është dërguar për festën e Shën Valentinit të vitit 1415, ku Duka i Orleans, Charls, i dërgoi një poemë dashurie gruas së tij teksa ishte i burgosur në Kullën Famëkeqe të Londrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Ja kush është 36-vjeçari i arrestuar për shkatërrimin me tritol të hotelit në Sarandë
Previous article "PO MË ÇOJNË PËR TË PUSHKATUAR"/ Rrëfimi i të dënuarit të rekrutuar për të luftuar në Ukrainë: Po na dërgojnë si ushqim për top...

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë Jetë

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë Jetë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT