• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Publikohen përgjigjet/ Përfundon testimi i infermierëve për Tiranën
Home
Sociale

Publikohen përgjigjet/ Përfundon testimi i infermierëve për Tiranën

31 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Ka perfunduar konkursi i infermierëve në qarkun e Tiranës, ku u testuan kandidatët të cilët kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën www.infermierepershqiperine.al

Ministrja Manastirliu ndoqi nga afër procesin e testimit në ambjentet e Universitetit Mjekësor, ku vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.
“Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithësecilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nga rezultati i testit me shkrim”- tha ministrja.

Teza u hartua nga një komision I përbërë me padagogë të fakultetit të infermierisë që e kanë elaboruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Pas përfundimit të testimit, duke ndjekur procedurën transparente nëpër të cilën ka kaluar ky process prej fillimit, u bënë publike përgjigjet e tezës së infermierëve, në mënyrë që secili kandidat të ketë mundësi të shohë përgjigjet për të kuptuar menjëherë pikët e marra.

Testi ishte “I verbër” dhe vetëm pas korigjimit, në prezencë të komisionit, teza clirohet nga barcodi dhe rezultatet e sakta janë online. Menjëherë pas shpalljes së platformës www.infermierepershqiperine.al kandidatët e interesuar aplikuan online dhe cdo hap I procesit ka patur transparencë maksimale.

Janë 2450 aplikues që konkurojnë për 416 vende të lira pune në pozicionet infermierë, fizioterapeut dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në të gjithë vendin.

Fazën e parë e kaluan 1706 kandidatë, të cilët u renditën sipas vlerësimit të dosjeve të gjithsecilit.
U ndoqën të gjitha procedurat e ankimimit dhe verifikimit të dokumentacionit dhe komisionet e ngritura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale verifikuan cdo ankesë. Në përfundim të procesit, para fillimit të testimit të parë të Tiranës, nga 1706 kandidatë ankesat kanë qenë zero!

Pas Tiranës, testimi do të kryhet në Shkodër me datë 3 Prill për qarqet: Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër dhe Kukës.

Testimi tjetër do të jetë në Elbasan me datë 4 Prill për qarqet Elbasan, Korcë dhe Berat.
Me datë 5 Prill përmbyllen testimet në Vlorë, për qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
“Ne synojmë që në përfundim të këtij procesi, kandidatët më të mirë do të punësohen në strukturat tona publike, për herë të parë përmes një konkursi transparent, me bazë merite për dijet dhe formimin e secilit kandidat”, tha Ministrja Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid fiton dhe bind edhe pa Ronaldo-n
Previous article Taksa në "Rrugën e Kombit"/ Basha-Ramës: Pezullo tarifën 5 euro. Tërhiqe policinë nga qyteti i Kukësit

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT