Është publikuar video e atentatit të Salvador Kaçit në maj 2023. Siç shihet edhe nga video, që ka publikuar Sali Berisha, dy makina i presin rrugën në aksin Lezhë-Milot.
“Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit mbetën dëshmi flagrante e asaj që kemi thenë se në këtë farse krimi u ushtua ne votë dhe vota u ushtrua në krim. Në 14 maj denoncova atentatin e dështuar të organizua nga bandat kriminale ndaj ish kryetarit të bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi I cili po kalonte se bashku me te birin po udhëtonte dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar por një manovrimi i shpejte i shoferit e beri të pamundur aktin e tyre kriminal.
Ata dite Edi Rama reagoi menjëherë me një cinizëm me një me një tallje ndaj këtij akti si kur ky ishte një shpikje e Salvator Kaçit. U desh kohë që të siguronim videon e këtij akti kriminal dhe jam këtu për te paraqitur këtë video ku tregohet qartë sesi I zunë rrugën makinës së tij dhe të armëtsur dolën për të kryera krimin makabër”, tha Berisha.


