Pamjet nga momenti i atentatit me eksploziv që ka ndodhur mesditën e së hënës në Shkozet.
Burimet për Panorama konfirmuan se një automjet ka shpërthyer si pasojë e eksplozivit.
Siç dallohet nga pamjet duket se ky është një shpërthim i fuqishëm dhe dyshohet se në këtë mjet është vendosur një sasi eksplozivi.
Ngjarja ndodhi në orën 13:57 dhe deri tani nuk ka të dhënë për identitetin e shoferit që ishte në automjet, sa persona ndodheshin në të apo nëse ka të plagosur.


