Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që dyshohet se ka mnbjellur bimët me kanabis në Marikaj të Vorës, ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë, mëson Report Tv.
Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Ngjitur me shtëpinë kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llampa. 46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momemtin e kontrollit, ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte në dijeni se ku ndodhej.
Faturisti Lulzim Sheteli i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur asnjë dijeni që në magazinë kultivohej kanabis me llampa.


