• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKIMI I “NON PAPERS”/ Presidenti i Sllovenisë nesër viziton Kosovën, takim me homologen Vjosa Osmani
Home
Rajon

PUBLIKIMI I “NON PAPERS”/ Presidenti i Sllovenisë nesër viziton Kosovën, takim me homologen Vjosa Osmani

12 May, 2021 Delo.autor Rajon

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, nesër viziton Kosovën dhe do të takohet me homologen kosovare, Vjosa Osmani. Takimin bilateral mes dy presidentëve dhe vizitën e kreut të shtetit slloven në Kosovë e ka konfirmuar për mediet kosovare, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha për mediet fqinje se presidenti slloven nesër do të arrijë në Kosovë dhe do të takohet me Osmanin.

“Po, presidenti slloven, Borut Pahor do të arrijë nesër në Prishtinë, dhe do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, tha Kupina, duke shtuar se për agjendën e takimit do të njoftoheni më vonë.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor vjen në Kosovë pas publikimit të disa dokumenteve “non-paper” që supozohej se kanë dalur nga shteti slloven, konkretisht zyra e kryeministrit Janez Jansha.

Megjithatë presidenti slloven, Borut Pahor ishte deklaruar lidhur me “non-paper” në një konferencë për media para gati një muaj.

“Kudo dhe në çdo kohë kam mundësinë të shpjegoj pozicionin tim në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, unë shpjegoj sa vijon. Së pari, unë mbështes fuqimisht zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor. Së dyti, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është një çështje gjeopolitike e kategorisë së parë. Së treti, unë mbështes tezën se, në të gjitha rrethanat, do të ishte më mirë nëse BE vendos të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE në një kohë të shkurtër të arsyeshme dhe të rregullojë strategjinë e saj të zgjerimit në përputhje me rrethanat. Së katërti, zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhet gjithnjë e më shumë çështje kohe, jo vetëm e vullnetit politik. Së pesti, zgjerimi më i shpejtë i BE-së në Ballkanin perëndimor do të zvogëlojë gjithashtu rëndësinë e ideve naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve që nuk mund të ndodhin paqësisht për shkak të rrethanave. Unë i hedh poshtë të gjitha ato ide për ndryshimin e kufijve. Së gjashti, një proces më i shpejtë i përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor do të forconte ndjeshëm parimin e integritetit territorial të shteteve, të zgjidhte çështjet e tyre bilaterale dhe të forconte ndjeshëm stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës”, kishte thënë Pahor në një konferencë për media.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRINDËRIT NUK E LEJUAN TË SHKONTE NË EKSKURSION/ 16 vjeçarja vetëhelmohet me ilaç rrushi, në gjendje të rëndë
Previous article NESËR FITER BAJRAMI/ Myftiu i Shkodrës mesazh besimtarëve: Jeta merr vlerë, kur njeriu jeton në harmoni dhe pa urrejtje

Delo.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT