• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR FITER BAJRAMI/ Myftiu i Shkodrës mesazh besimtarëve: Jeta merr vlerë, kur njeriu jeton në harmoni dhe pa urrejtje
Home
Sociale

NESËR FITER BAJRAMI/ Myftiu i Shkodrës mesazh besimtarëve: Jeta merr vlerë, kur njeriu jeton në harmoni dhe pa urrejtje

12 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed B. Sytari në mesazhin e tij për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajrami ka nënvizuar faktin se ky muaj i Ramazanit që po lënë pas besimtarët u përgjak, duke cekur kështu edhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës në Palestinë mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Është momenti për të kuptuar se jeta merr vlerë, kur njeriu është i aftë të jetojë në harmoni me vëllanë e tij njeri, pa urrejtje, pa prerje në besë, pa smirë, pa tamah në pronën e shenjtërinë e tjetrit, pa paragjykime e pa egoizëm të sëmurë”, tha ai.

Mesazhi i plotë

Një ditë gëzimi dhe lutjesh për njëri-tjetrin, momente afrimi e pajtimi, çaste reflektimi dhe altruizmi, kohë për të ndihmuar e për të shtrirë dorën e mëshirës e bujarisë ndaj kujtdo që ka nevojë e që duhet të mos e ndjejë veten të braktisur e të harruar në Shqipërisë! Ramazani që po kalon, ishte një muaj plot begati, kur të gjithë shijuar mirësitë e bujarinë hyjnore ndaj nesh; në veten tonë, në familje, në shoqëri e kudo.

Ta ruajmë këtë frymë dhe ta mbajmë besën e Muajit Ramazan, edhe pas akshamit të kësaj dite, kur Hana e re e Muajit të Fitër Bajramit do të shfaqet horizonteve, për të lajmëruar hyrjen e atmosferës së Festës! Ramazani i sivjetshëm iu përgjak ymetit islam, por kjo nuk e theu as e frikësoi atë, përkundrazi, e forcoi edhe më shumë në rrugëtimet e pakthyeshme dhe qëndrimet e përbashkëta kundër dhunës e terrorit, kundër shkeljes së patolerueshme të drejtave themelore të njeriut, kundër krimeve dhe urrejtjes, të cilat e kanë prishur ekuilibrin e jetës në këtë botë!

Është momenti për të kuptuar se jeta merr vlerë, kur njeriu është i aftë të jetojë në harmoni me vëllanë e tij njeri, pa urrejtje, pa prerje në besë, pa smirë, pa tamah në pronën e shenjtërinë e tjetrit, pa paragjykime e pa egoizëm të sëmurë!

Fitër Bajrami është një ditë që na fton të jetojmë me gëzimin e besimin e Zotit në tokën tonë, në vendin tonë, në shoqërinë e familjen tonë. Ta falënderojmë Krijuesin tonë për çfarë na ka dhënë dhe të përpiqemi për të ndryshuar çfarë është prishur, sepse me besimin dhe fetarizmin tonë jemi të ftuar drejt ndërtimit!

Është momenti të mendojmë e të punojmë me sa të kemi mundësi për të sotmen e fëmijëve tanë, për edukimin dhe arsimimin e tyre, për personalitetin dhe tiparet e besimit, për cilësitë dhe vlerat!

Gjatë viteve dhe dekadave të fundit, jemi befasuar nga shfaqje të frikshme të dhunës, krimit, shthurjes, korrupsionit e degradimit të individit dhe shoqërisë shqiptare, për të cilat nuk jemi razi dhe, për të cilat, elitat e shoqërisë duhet të gjejnë rrugët e bashkëpunimit për ta shpëtuar individin dhe shoqërinë nga kjo buzë greminë!

Besimi dhe vlerat e tij janë shpresa, prandaj le të kthehemi nga dyert e Zotit e të hapim zemrat para dritës së udhëzimit dhe rrezeve të tij! Gëzoni me fëmijët e familjen tuaj, falënderojeni Allahun për mirësitë pa fund, me të cilat na begaton dhe punoni plot optimizëm për ditën që vjen, me bekime e mbarësi! Gëzuar Fitër Bajramin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKIMI I "NON PAPERS"/ Presidenti i Sllovenisë nesër viziton Kosovën, takim me homologen Vjosa Osmani
Previous article COVID-19 NË KOSOVË/ Rritet numri i infektimeve, 113 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT