• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse protesta e Berishës kundër Vuçiç dhe korrupsionit janë “konsumuar”
Home
Politikë

Pse protesta e Berishës kundër Vuçiç dhe korrupsionit janë “konsumuar”

18 December, 2021 Delo.autor Politikë

Sali Berisha e konsideron të mbyllur betejën me Lulzim Bashën për kontrollin e Partisë Demokratike dhe ka thirrur protestën e parë kombëtare ditën e hënë, në të njëjtën ditë që në Tiranë mbërrin presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Berisha tha në intervistë televizive se protesta thirret për dy arsye.

“E pata paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë se do të pritet me protesta. Protesta do të mbahet kundër Ballkanit të Hapur dhe kundër korrupsionit”, deklaroi ai.

Berisha ka kundërshtuar nismën e Ballkanit të Hapur, që e cilëson një ide të Beogradit për të krijuar Jugosllavinë e re. Sipas tij, kjo nismë është kundër interesave të shqiptarëve, ndaj duhet kundërshtuar.

Arsyeja e dytë thirret kundër korrupsionit, në një kohë që SPAK ka arrestuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve, ku ai akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro në këmbim të firmës për ndërtimin e incineratorit të Elbasanit.

Dy arsyet e dhëna nga Berisha duken të menduara mirë për të maksimizuar protestën e thirrur prej tij. Së pari, Berisha po luan me kartën e patriotit përmes kundërshtimit të Ballkanit të Hapur, një nismë e kritikuar në Tiranë. Megjithatë, karta e patriotit në dorën dhe oratorinë e Berishës nuk është krejtësisht e re.

Akuza ndaj tij në këtë drejtim janë të shumta, por dy janë kryesoret dhe më të mëdhatë në dy ngjarje që prekin shqiptarët në trojet e tyre në veri dhe në jug. Në veri, Berisha u akuzua se shkeli embargon e OKB-së dhe furnizoi përmes Malit të Zi me naftë makinerinë luftarake të Millosheviçit, në një kohë që kjo e fundit masakronte shqiptarët në Kosovë.

Në jug, Berisha u akuzua për marrëveshjen e Detit me Greqinë, një marrëveshje ku “bashkëpunëtor” ka edhe Lulzim Bashën. Marrëveshja, që në Athinë, ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis e cilëson “kryevepër”, në Shqipëri u akuzua se i falte Greqisë mijëra kilometra ujëra detare në Jon. Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë këtyre akuzave, duke rrëzuar marrëveshjen.

Së dyti, Berisha luan me temën e ndjeshme të korrupsionit dhe perceptimin e shoqërisë për përhapjen e tij në Shqipëri. Kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha përdor kartën e të pakorruptuarit. Me sloganin “Me duar të pastra” ai erdhi në pushtet në vitin 2005, por e la pushtetin në 2013 me një sërë akuzash të adresuara ndaj qeverisjes së tij tetëvjeçare, sidomos në mandatin e dytë në koalicion me LSI-në.

Akuzat u ngritën që me Gërdecin, 21 janarin, e deri te koncesionet e tenderat, si ai i skanimit në dogana dhe i ndërtimit të Rrugës së Kombit, që kanë dhënë peshën kryesore në vendimin e Departamentit të Shtetit që e shpalli publikisht me 19 maj non grata për përfshirje në korrupsion domethënës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA e Mark Markut: Pse Kuvendi i sotëm është ndryshe nga ai që bëri Berisha në 11 dhjetor
Previous article REFERENDUMI I BERISHËS/ Mbyllet votimi në Lezhë. Mirditë e Kurbin, votojnë 2600 nga 5500 anëtarë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT