• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE PO VONOHEN ATO?”/ Vizat false për SHBA, Angli e Kanada, laboratori funksiononte “në sytë” e Prokurorisë
Home
Breaking News

“PSE PO VONOHEN ATO?”/ Vizat false për SHBA, Angli e Kanada, laboratori funksiononte “në sytë” e Prokurorisë

17 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shumë pranë qendrës së Tiranës dhe në krah të Prokurorisë së Përgjithshme ndodhet një bazat laboratorike e zbuluar nga policia, e cila falsifikonte pasaporta dhe viza.

Në pronësi të Ismail Alushanit, një nga 17 të prangosurit e uniformave blu gjatë operacionit të koduar “272”, studio “Alushani” kishte vite që ushtronte këtë aktivitet, duke u maskuar shumë mirë edhe pse ndodhet fare pranë institucionit të rëndësisë së veçante.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal ka kaluar mbi 200 persona në mënyrë të parregullt drejt SHBA, Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Por ky numër dyshohet se mund të jetë disa-fish më i madh, pasi hetimet në Shqipëri kishin filluar në 2016-n, ndërsa në Greqi në 2014-n.

Dy efektivët e policisë dolën rastësisht si anëtarë të grupit kriminal. Emrat e Entela Çalës dhe Arjan Ukut, ishin përmendur gjatë bisedave telefonike nga krerët e bandës, Gentian Stojku e Ilir Myrtaj si garantë tek shefat e tyre në Greqi. Pavarësisht kësaj, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, ka dyshime se mund të jenë përfshirë edhe disa efektivë të tjerë të policisë, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

ABC News publikoi të mërkurën një përgjim i kryer ndërmjet Arjan Ukut dhe bashkëjetuesit të Entela Çalës, të cilët komunikonin me mesazhe ndërmjet tyre. Ky i fundit i kërkon llogari Ukut se, përse po vonohen porositë që ai kishte bërë, duke i lënë edhe vendin e takimit për t’i dhënë paratë.

Grupi i strukturuar kriminal përbëhej në total nga 41 anëtarë, 24 prej te cilëve të prangosur në Dhjetor në Greqi. Bazat laboratorike që klononin pasaporta dhe viza të Bashkimit Europian, ndodheshin të gjitha në Tiranë. Po kështu, edhe 7 laboratorë u zbuluan nga policia greke në shtetin fqinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moderatorja e njohur ''lë nam'' në mes të rrugës! Era i ngre fustanin dhe i nxjerr gjithçka sheshit (FOTO)
Previous article Firmino shijon pushimet me gruan e tij në prag të finales së madhe (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT