• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PSE PO SULMOHEN/ Pëllumb Pipero & kolegët e tij, heronjtë e sotëm që po bëhen “viktimat” e nesërme!
Home
Ekskluzive

PSE PO SULMOHEN/ Pëllumb Pipero & kolegët e tij, heronjtë e sotëm që po bëhen “viktimat” e nesërme!

8 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Çdo luftë ka nevojë për heronjtë e vet. Por jo në Ballkan, ku historia ka treguar se askush nuk mund të bëhet dot profet, në fshatin e vet. Tërmeti I para disa muajve, e bëri figurën e Luljeta Bozos që të lartësohej drejt simbolit të të qenurit “engjëlli mbrojtës” I shqiptarëve përballë frikës dhe tmerrit që solli fenomeni natyror shkatërrimtar.
Ndërsa sot bartësit e këtij fenomeni janë një grup mjekësh e specialistësh, pjesë e ekipit që po menaxhon në vijën e parë të zjarrit, luftën ndaj Covid-19 në Shqipëri. Deri dje ca pak të njohur e ca të panjohur fare, ndërsa sot për shkak të vendosjes në fokus të vëmendjes kombëtare për shkak të pandemisë, janë shndërruar në personazhet më të njohur e të dashur të familjeve tona.
Një qasje pak a shumë si me personazhet e një telenovele jetësore që arrin maksimumin e audiencës, duke I shndërruar ata si pa kuptuar dhe pa dashjen e tyre, në aktorët më të famshëm të këtij momenti.
Imazhet e Najada Çomos, Pëllumb Piperos, Tritan Kalos, Silva Binos, Skënder Bratajt, Roland Xhaxhos etj, janë sot çdo ditë përballë shqiptarëve të karantinuar nëpër shtëpia, të cilët i shohin përmes televizioneve dhe internetit. Situata e jashtëzakonshme përballë rrezikut ekzistencial të gjithkujt, I bën ata që të marin në mënyrë jo koshientë për gjithëkënd, imazhin e personazheve të një filmi që po luhet realisht jashtë mureve të shtëpive të tyre.
E duke qenë se këto personazhe po shpëtojnë jetë, shumë prej tyre kanë fituar adhurimin e publikut, që shohin jo vetëm tek puna por edhe tek fjalët, shpjegimet, analizat dhe këshillat e tyre, shpresën për mbijetesë dhe për të ardhmen e tyre.
Por kjo atmosferë idilike nuk u la gjatë që të vijonte kësisoj, për shkak se në këtë vend, gjithçka ka tendencën që të politizohet nga opozita dhe mediat pranë tyre. Të cilët sipas ligjit të kopensimit, shohin me sa duket tek ky adhurim i shqiptarëve për këta mjekë dhe punën e tyre profesionale, suksesin e nesërm të luftës.
Meqë mazhoranca qeverisëse është përgjegjësja kryesore për menaxhimin e kësaj situate, përballimi me sukses i pandemisë, do të përkthehej nesër në një sukses të mundshëm elektoral. Ndaj, për ta bërë pis të gjithën këtë, kanë filluar që ti sulen mjekëve. Herë me ironi, herë me sarkazëm, herë më shpoti e herë me akuza nga më të ndryshmet. Mjafton me sa duket, që të prishet shija e mirë e punës së tyre të jashtëzakonshme, që i ka bërë mjekët që të shihen nga të gjithë qytetarët si heronjtë e vërtetë të kësaj lufte.
Jetojmë në një vend kaq të vogël, me orekse të ndezura dhe ambicje superbe përtej çdo lloj parafytyrimi, sa herët ose vonë askush nuk të lë që “të bëhesh profet në fshatin tënd”. Ndaj jemi ende pjesë e një kulture ku askush nuk vlerësohet për atë qe jep dhe bën, por ku gjithkush gjykohet veç për atë se nga vjen dhe kush ka qenë prej shtatë brezash.
Në këto kushte lutja e vetme është që kjo luftë të mos zgjasi aq shumë, san ë vend që të meren me Covid-19, të meren natë e ditë vetëm me ata që janë në vijën e parë të zjarrit, për ta luftuar atë.
Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEMINISTRI BRITANIK ME KORONAVIRUS/ Qeveria britanike: Boris Johnson është mirë, reagon ndaj ilaçeve që i janë bërë
Previous article URDHRAT E MBROJTJES/ Çiftet shqiptare ulin agresivitetin dhe dhunën ndaj njëri-tjetrit

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT