• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pse po heziton Meta për Kreun e ri të SHISH?
Home
Sociale

Pse po heziton Meta për Kreun e ri të SHISH?

6 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Ai ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, Visho Ajazi pas dorëheqjes, por Presidenti Ilir Meta ende nuk e ka hedhur firmën për zëvendësuesin e tij, Helidon Bendo emri i të cilit u propozua rreth një javë më parë nga kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë të mëparshme, Meta u shpreh se nuk ka asnjë emergjencë për ta dekretuar emrin e ri sa kohë që Bendo mban detyrën e zv.Drejtorit të SHISH.

Megjithatë, burime të rezervuara shprehen për “Mapo” se edhe Meta ka hezitimet e tij para së të hedhë firmën dhe një ndër to duket se lidhet me faktin se dikur Bendo mbante edhe një emër tjetër të deklaruar tashmë në dokumentin e dekriminalizimit.

Në këtë dokument, pyetjes nëse ka ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit apo ka përdorur gjeneralitet tjetër, Bendo i është përgjigjur: “Po. Eshtë përdorur emri Johan i cili është emri i pagëzimit. E kam përdorur gjatë periudhës së qëndrimit në Greqi”. Periudha e qëndrimit në Greqi e Bendos ka qënë nga viti 91’-93’.

Ndërkohë, katër vitet e fundit karriera e Bendos ka qënë e përqëndruar nën drejtimin e degëve të marrëdhënieve me jashtë duke punuar kryesisht me amerikanët dhe partnerët e tjerë të rëndësishëm të vendeve të BE-së, që do të thotë se mbështetja nga vendet perëndimore duket se nuk do t’i mungojë.
Kjo karrierë gjithnjë në ngjitje bëri që në fillim të vitit të kaluar Helidon Bendo të propozohej nga kreu qeverisë si zëvendësdrejtor dhe më pas të merrte edhe aprovimin e ish-presidentit, Bujar Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bushati prezanton prefektin e ri në Shkodër/ Urë lidhëse mes pushtetit vendor e qeverisë
Previous article Flet nëna e Oriolës, ia zbulon të gjitha operacionet

k.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor Aktualitet

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë Aktualitet

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT