Mes Partisë Demokratike dhe LSI duket se nuk ekziston asnjë ‘dashuri’ e re. Mjafton të përmendet fakti se mes dy forcave që sot përfaqësojnë opozitën, nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar.
Qoftë për projektin opozitar, ashtu edhe për mënyrën sesi do të qeverisin pas një fitoreje të mundshme të pushtetit.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, prej një viti e gjysmë, protestojnë sëbashku, kërkojnë largimin e Ramës, por mbetet i habitshëm fakti pse nuk e kanë formalizuar në tryezë bashkëpunimin.
Por deklaratat e mëposhtme mund të tregojnë edhe ‘respektin’ që Basha ka për LSI-në. Sikundër më herët edhe Ilir Meta e ka akuzuar kreun e PD si gënjeshtar që të gënjen edhe kur e pyet sa është ora.
Gjithësesi, në dy zgjedhjet e mëparshme, Basha ka shkuar tepër larg me akuza.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje të dielën në Kurbin dhe se ato do të përsëriten në një moment tjetër. Një deklaratë e tillë është bërë në fushatën e vitit 2015, shkruan JavaNews.al
Basha nuk kurseu atë kohë edhe Ilir Metën, teksa tha se ka aktivizuar bandat e tij në ato njësi vendore ku garojnë kandidatët e LSI-së.
“Ilir Meta ka çuar në Kamzë një kandidat maskara, se LSI-ja është streha e maskarenjve. Vëllai i kandidati të Kamzës, është personi që ka vjedhur 2 milionë euro tek stacioni i trenit, por qytetarët e Kamzës e dinë shumë mirë dhe këtë do e shohim me 21 qershor. Këta e kanë mendjen se çfarë të kapin, por çështja është se çfarë do japësh. Ata duan të kapin me çdo kusht pushtetin. Kjo nuk është gara e Partisë Demokratike. Preokupimi i Lulzim Bashës është që të shpëtojë njësitë vendore nga kthetrat e këtyre”, tha Basha në qershor 2015.
Por kjo nuk është e vetmja deklaratë kundër partisë që sot drejtohet nga Monika Kryemadhi, raporton JavaNews.al
Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka kërkuar dibraneve te mos votojnë as LSI dhe as PDIU, duke i cilësuar ato shushunja. Kjo akuzë e cila bëhet më e rëndë në vijim, erdhi në zgjedhjet e përgjithshme 2017.
Gjate nje takimi me banoret e Dibrës, Basha deklaroi se keto parti, nuk kane as vizion e as program e qytetaret, nuk duhet t’u besojnë votën e tyre.
Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme:
Basha: Ilir Meta është shushunjë
Gepostet von JavaNews.al am Montag, 1. April 2019


