• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJENERATORI” I EKONOMISË/ “Turismo.al”: Numër rekord i turistëve, 1.85 miliardë euro… (SHIFRAT)
Home
Ne sytë e të huajve

“GJENERATORI” I EKONOMISË/ “Turismo.al”: Numër rekord i turistëve, 1.85 miliardë euro… (SHIFRAT)

1 April, 2019 k.autor Breaking News, Ekonomi, Ekskluzive, Ne sytë e të huajve

Turizmi në Shqipër është një fuqi potenciale që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë ekonomike dhe pse jo edhe në rritjen e saj.

I ofruar në të gjitha varacionet, si në atë dimëror, malor bregdetar, etj, ndikon që ekonomisë shqiptare t’i shtohen sasi të konsiderueshme të ardhurash.

Ja çfarë shkruan  italiania”Turismo.al”: Numri rekord i turistëve në vitin 2018 solli një hyrje të të ardhurave bruto prej 1.85 milardë eurosh në ekonominë shqiptare.  Në fillim të vitit të kaluar, ministria e turizmit të Shqipërisë paraqiti një strategji të re pesëvjeçare me qëllim transformimin e sektorit në zhvillim në një faktor kyç të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë, duke rritur kapacitete e punësimit, çka do të thotë se në vitin 2027 sybohet që 1 në 3 persona të jetë i punësuar në sektorin e turizmit.

Artikulli i plotë:

Numri rekord I turistëve në vitin 2018 solli një hyrje të të ardhurave bruto prej 1.85 milardë eurosh në ekonominë shqiptare. Duke krahasuar të dhënat e vitit 2018 me ato të vitit 2017, ne mund të shohim një rritje prej 9%: në fakt, ne kemi shkuar nga 1.7 miliard euro në vitin 2017 në 1.85 miliardë euro në vitin 2018.

Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2018 (korrik-gusht-shtator), sipas të dhënave nga Banka Qendrore, sektori i turizmit regjistroi një fitim rekord bruto prej më shumë se 683 milionë euro, një rritje prej 16% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë pavarësisht vlerës rekord të fituar në sektorin e turizmit është e nevojshme të marrim në konsideratë edhe shuma e shpenzuar nga shtetasit shqiptar për pushimet e tyre jashtë vendit.

Si rezultat, vlera neto e kontributit të sektorit të turizmit në ekonominë e vendit arrin në rreth 430 milionë euro (një shifër që merret duke zbritur vlerën bruto të turizmit të ardhur nga ai i turizmit dalës). Megjithatë, këto shifra janë të rëndësishme dhe konfirmojnë trendin në rritje të turizmit në Tokën e Shqiponjave.

Turizmi, strategjia për 4 vitet e ardhshme

Në fillim të vitit të kaluar, ministria e turizmit të Shqipërisë paraqiti një strategji të re pesëvjeçare me qëllim transformimin e sektorit në zhvillim në një faktor kyç të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë, duke rritur kapacitete e punësimit, çka do të thotë se në vitin 2027 sybohet që 1 në 3 persona të jetë I punësuar në sektorin e turizmit.

Diversifikimi i ofertës turistike, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, promovimi i Shqipërisë si destinacion për tërë vitin, tërheqja e investimeve private dhe publike dhe menaxhimi i destinacioneve janë pesë prioritetet  në strategjinë 2018-2022.

Strategjia parashikon që kontributi i drejtpërdrejtë i industrisë së turizmit në PBB do të rritet deri në 10%, në rreth 1.8 miliardë euro deri në vitin 2022, dhe numri i turistëve në mbi 6 milionë në vit.

   Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE NUK MERREN VESH PD DHE LSI/ Kur Basha e quante “shushunjë” Ilir Metën (VIDEO)
Previous article ALFRED PEZA/ Kodi për zbërthimin e “Trinisë së Shenjtë” të aksionit opozitar!

k.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT