Frymëmarrja e shkurtër është në mesin e arsyeve kryesore për vizita në spital.
Vështirësia në frymëmarrje, e njohur si dispnoea, mund të shkaktohet nga problemi me zemrën.
Ajo mund të shkaktohet nga sulmi i astmës dhe zakonisht personat e prekur përballen me kollitje.
Pneumonia po ashtu mund të shkaktojë problem. Gjendja përfshin mushkëritë, të cilat duhet trajtuar me antibiotikë.
Nëse vuani nga sëmundja kronike e mushkërive, e cila përfshin gjendje si emfizema dhe bronkiti, dispnoea mund të jetë shenjë e përkeqësimit të gjendjes.
Frymëmarrja e shkurtër mund të jetë vetëm një shenjë paralajmëruese e sulmit në zemër, sipas NHS.
Ju duhet të vizitoni menjëherë mjekun tuaj nëse mendoni se ky është rasti.
Vështirësitë në frymëmarrje po ashtu mund të shkaktohen edhe nga dështimi i zemrës, pasi që kjo e fundit dobësohet për të pompuar gjakun me efikasitet në gjithë trupin.
NHS këshillon pacientët që të mos injorojnë frymëmarrjen e shkurtuar, pasi që mund të jetë simptomë e një problemi të thellë, i cili përfshin mbipeshën ose astmën.