Një sherr mes të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.
Autori dhe 23-vjeçari i plagosur në Bilisht, janë konfliktuar verbalisht me njërin-tjetrin duke thënë: Pse më shikon?!
Më pas ata kanë zbritur nga makinat përkatëse dhe janë zënë me grushte. Në këtë moment, autori Gevi Osmanllari, ka marrë një kaçavidë e cila ndodhej në makinën e tij dhe e ka qëlluar 23-vjeçarin disa herë në qafë.
Mësohet se edhe autori ka marrë dëmtime fizike, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, ndodhet në Komisariatin e Devollit.


