Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Devoll, Korçë.
Një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar në nxjerrjen e kaçavides ku të kanë mbetur të plagosur.
Autori mësohet të jetë Geri Osmanllari, 21 vjeç dhe personi tjetër B.L 23 vjeç që ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive fare banale: Pse më shikon?
AlpeNews.al mëson se Gevi Osmani është personi që shihni mëposhtë:
Njoftimi i plotë:
Devoll
Rreth orës 16.00, në qytetin e Bilishtit shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



