• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE ME MUA DO HAHESH TI?” Babai i Alma Qevanit tregon detajet e krimit makabër
Home
Breaking News

“PSE ME MUA DO HAHESH TI?” Babai i Alma Qevanit tregon detajet e krimit makabër

20 May, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë ditë të vështira për familjen Qevani në fshatin Kusarth të Elbasanit. Vajzën e shtëpisë ua vrau ai që e konsideronin si djalë. Fatmir dhe Hava Qevanin i gjejmë në oborrin e banesës së tyre, teksa kujdesen për bagëtitë. Merren me punë për të larguar paksa atë që ndodhi.

Në këtë oborr, vajza e tyre Alma Qevani u masakrua nga kunati i saj me sëpatë. Mes dhimbjes së madhe, babai i 44-vjeçares tregon për Klan News gjithçka ndodhi në orët e drekës të 17 Majit.

“Ne nuk dinim gjë. Shkon atje dhe fut sëpatën në xhaketë dhe shkon atje dhe i thotë asaj se pse nuk e hap telefonin. Ajo i tha se ti më shan këtu dhe “do të më shash dhe në telefon, nuk e hap”. Fillimisht me shuplaka dhe më pas nxorri sëpatën e qëlloi në kokë dhe qafë dhe mirupafshim. I tha “pse me mua do të hahesh ti? Jam burrë unë. Jam filani unë”, shprehet mes dhimbjes babai i Alma Qevanit.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të motrës së viktimës, bashkëshortes së Tefik Tashit. Ajo tregon se burri i saj para se ta godiste me sëpatë, e ka qëlluar edhe me pëllëmbë.

Ai erdhi në fillim dhe më tha “pse nuk e hap ti telefonin? A e di ti se më kë flet?” Gjoja se kujt ia bën ti këtë. Pastaj mbeti duke u sjellë dhe pastaj nxorri sëpatën edhe e goditi dy herë, njëherë në kokë dhe njëherë në gushë. Nga inati pse nuk e hape telefonin”, thotë bashkëshortja e Tefik Tashit.

Sipas familjarëve të 44-vjeçares, ngjarja e ka patur zanafillën pak ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Tefiku dhe Alma ishte konfliktuar pasi 58-vjeçari e akuzonte kunatën se ndërhynte në punët e familjes së tij.

“Ky sa kishte ardhur nga puna. Pastaj erdhi motra dhe më thirri mua nga përjashta dhe më tha “hajde se kemi një punë”. Por ajo nuk e dinte se ky kishte ardhur. Nuk e dinte fare. Ky pastaj doli në dritare dhe i tha “pse do të më ngatërrosh ti”. E shau motrën sa i donte qejfi dhe pastaj thoshte aty brenda “ju do ju ther të treve.”

Në 2 vjet martesë, ajo thotë se nuk ka patur asnjë debat.

“Me mua sillej mirë. Nuk kemi pasur konflikte. Shkonim mirë.”

Edhe Fatmir Qevani, thotë se Tefiku sillej shumë mirë me ta.

“Unë i kam dhënë fëmijën atij dhe detyrimisht do të sillesha si me fëmijën tim dhe ky mirë ka shkuar për çdo gjë dhe thoja si ky nuk ka. Këtë vit, ka ndryshuar.”

Ata mohojnë deklarimet e 58-vjeçarit se Alma e ofendonte, ndërsa kërkojnë dënim maksimal për të.

“Unë dua dënimin më të fortë. E kam shpirt, fëmijë…”, thotë mes dhimbjes nëna e Alma Qevanit.

58-vjeçari është martuar për herë të dytë, ndërsa nga martesa e parë ka katër fëmijë, njëri prej tyre i ka ndërruar jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I ÇOVA NJË PJATË ME FASULE"/ Big Basta zbulon si ia mori zemrën Vesa Lumës
Previous article DETAJET/ Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri më 14 qershor: Rama dhe Kurti do takohen në…

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT