• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PSE MA LAKON EMRIN NËPËR TIRANË”/ Braçe shpërthen ndaj Denar Bibës: Kam rezerva ndaj tij
Home
Politikë

“PSE MA LAKON EMRIN NËPËR TIRANË”/ Braçe shpërthen ndaj Denar Bibës: Kam rezerva ndaj tij

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

Gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ekonomisë, është duke u diskutuar propozimi i mazhorancës për të zgjedhur në krye të autoritetit të konkurencës, Denar Bibën, ish-përfaqësuesin e socialistëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Por përveç opozitës, që shprehu qëndrimin kundër Bibës, duket se kundërshtari më i madh i tij ishte deputeti socialist Erion Braçe.

“Do të ishte normale që zotëria të ishte këtu të merrej në pyetje që ne të mos kemi dilema. Dëgjoj që ai lakon emrin tim në gjithë Tiranën. Do të ishte normale që ti konsumonin sy më sy gjëratat, Denar Biba nuk ka qenë kurrë funksionar i PS, mos i japim merrita që nuk i ka, as anëtar as deputet i PS as kreyetar komisionesh.

Detyra e KQZ nuk është detyrë politike por kushtetuese dhe ligjore. Ky zotëria nuk është një njeri politik, as i PS mos ti japim merrita që nuk i ka. Ai ka qenë në detyrë shtetërore përtej KQZ, dhe unë kam rezervat e mia për komisionin e prokurimit publik të asaj kohe që është shkarkuar i gjithi, për këtë unë kam rezerva dhe doja t’ia thoja në sy zotërisë.

E dyta, për mua kandidatura e zotërisë ka 3 probleme në gjykimin tim: Ështe pedagog i mirë i të drejtës kushtetuese, është ekspert i kësaj fushe, por në këtë fushë që e kemi ngarkuar nuk ka ndonjë ekspertizë me aq sa i kam lexuar në jetëshkrimin e tij, ai ka lidhje e njeh mirë fushën e zgjedhjeve dhe të drejtën kushtetuese, por në këtë detyrë që po merr përgjegjësi nuk ka lidhje.

Kam lexuar me shumë vëmendje botimet e tij dhe më vjen të them në këtë fushë që po i japin përgjegjësi nuk ka lidhje, kam rezerva me integritetin e tij, kam shumë rezerva kur të jem përballë ja them një sy. Unë kam një qëndrim të njëjtë, janë të majtë të djathtë apo të pavarur nuk dua tia di kush e propozon.

Puna e bërë deri tani në autoritetin e konkurrencën është thelbësish negativ, unë i jam referuar qëndimeve publike të marra në atë institucion në lidhje me qëndrimet e tij, për mua vlerësimi është negativ.

Nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni që është për të mbrojtur interesin publik. Kur shtypet një kompani në treg nga fuqia klienteliste, duhet të shqyrtohet për interesin publik. Interes publik është liria e tregut dhe funksionimi ndaj tij”, tha Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DEHUR NË TIMON/ Arrestohen 7 drejtues mjetesh në Elbasan
Previous article PRITET TË TËRHIQET NGA SPORTI/ Majlinda Kelmendi pensionohet sot me ceremoni shtetërore

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT