• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE LUHATJET E MOTIT RËNDOJNË REUMATIZMËN? Si ta lehtësoni në mënyrë natyrale
Home
Shëndet

PSE LUHATJET E MOTIT RËNDOJNË REUMATIZMËN? Si ta lehtësoni në mënyrë natyrale

1 September, 2024 s.autor Shëndet

Ndryshimi i motit nuk është kurrsesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort në dhimbjet e reumatizës. Dimri dhe pranvera, janë stinë shumë sfiduese për pacientët që preken nga kjo sëmundje.

Çfarë është reumatizma?
Reumatizma është një sëmundje autoimunitare që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet. Sipas të dhënave, ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha grup moshave, por kryesisht prek më shumë gratë se burrat. Roli dhe ndikimi i motit në dhimbjet e reumatizmës mbetet akoma subjekt i studimeve mjekësore.

Lëvizni
Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të lëvizni sa më shumë. Lëvizja parandalon shtimin në peshë dhe presionin e saj mbi gjymtyrë dhe inde. Lëvizja gjithashtu çliron endorfinën e cila bllokon dhimbjen. Por nëse moti është me të vërtetë i ftohtë, atëherë përpiquni të lëvizni në mjediset e brendshme dhe të kufizoni aktivitetin fizik në ambiente të jashtme.

Shtendosja
Rekomandohet të shtendoseni trupin rregullisht për të larguar dhimbjet dhe mpirjet. Bëni lëvizje shtendosëse në mëngjes ose përpara se të shtriheni për të fjetur.

Ushqehuni shëndetshëm
Kufizoni sheqerin dhe konsumoni me ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat luftojnë inflamacionin.

Krijoni një rutinë individuale
Reumatizma shfaqet ndryshe tek çdo njeri, ndaj përpjekjet për të zbutur dhimbjet duhet të jenë të bazuara në simptomat dhe nevojat tuaja personale. Disa njerëz nuk gjejnë qetësim duke dalë në diell, ndërsa disa të tjerë përjetojnë më pak dhimbje gjatë ekspozimit në diell. Përpiquni të kuptoni më shumë se çfarë ju lehtëson dhimbjet.

Sigurohuni që të jeni ngrohtë
Kur moti është i freskët apo i ftohtë dhe me lagështirë, mundohuni që të rrini në një ambient të ngrohtë. Mbulohuni dhe vishni rroba të plota. Bëni një banjë të ngrohtë për 20 minuta. Ngrohtësia e ujit do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në inde. Vajrat esencialë që gjendet në farmacitë bimore janë gjithashtu të rekomandueshëm për të masazhuar gjymtyrët. Hidhni disa pika vajrash esencialë në duar dhe më pas përhapeni atë në zonat e dhimbjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJETËN TË PAJETË NË GAZA/ Hamasi fajëson Izraelin për vdekjen e pengjeve: U vranë nga një sulm ajror
Previous article ËSHTË FEJUAR ME BENNY BLANCO? Selena Gomez fotografohet me unazë në dorë

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT