• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Pse Kina mund të rrisë edhe më tej peshën e saj në Shqipëri dhe rajon
Home
Ekonomi

Pse Kina mund të rrisë edhe më tej peshën e saj në Shqipëri dhe rajon

11 June, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Kina mund të rrisë dhe më tej peshën e saj tek investimet e huaja direkte në Shqipëri dhe në rajon.

Një raport i publikuar nga Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin në Kombet e Bashkuara (UNCTAD) vlerëson përveç faktit se së fundmi ka pasur një rritje të interesit dhe përfshirjes në disa projekte të investitorëve nga Kina, ka një projekt infrastrukturor të rëndësishëm që mund t’i japë një tjetër ritëm këtyre investimeve, shkruan Monitor.

“Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën margjinalisht (2 për qind) në 2017 në 1.1 miliardë dollarë, niveli i dytë më i lartë për vendin, me energjinë dhe minierat që mbanin pjesën e luanit.

Ndërkohë që dy projekte të rëndësishme në energji si (gazsjellësi Trans Adriatik dhe Hidrocentrali i Devollit) iu afruan përfundimit, investitorë të huaj të vendosur tashmë në vend nisën të zgjeronin prezencën në projekte të energjisë së rinovueshme (përfshirë kompaninë austriake Verbund në hidrocentralin e Ashtës apo turqit e Ayen Enerji në hidrocentralin e Poçemit).

Edhe pse pjesa kryesore e investimeve erdhën nga vendet e zhvilluara të Europës në vitin 2017, firmat kineze nisën gjithashtu të investojnë në sektorin bankar, aviacion apo turizëm. Përmasat e investimeve kineze mund të rriten më tepër sapo Pacific Construction of China të nisë punën në Korridorin Blu (Autortrsda Adriatiko-Ioniane)” thuhet në raport, sipas Monitor.

I njëjti merr në analizë edhe vlerën e Investimeve të Huaja Direkte që kanë hyrë në vendin tonë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Referuar shifrave viti 2016 dhe 2017 mbajnë rekordin historik me respektivisht 1.10 miliard dollar dhe 1.11 miliardë dollarë.

Sakaq raporti vlerëson se shuma e dalë nga Shqipëria nga investitorët vendas për t’u investuar në shtete të tjera të paktën për vitin 2017 ka pësuar rënie të dukshme në raport me vitin 2016.

Konkretisht dy vite më parë investimet shqiptare jashtë territorit në formën e IHD-ve ishin 64 milionë dollarë kurse në vitin 2017 vetëm 24 milionë dollarë, shifër kjo pak a shumë e njëjtë me vitin 2012 kur regjistronin 23 milionë USD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA/ “Ke një tjetër në Itali”, çifti përplaset live për 3 fëmijët, ish-burri: Ti s’je nënë
Previous article MATURA SHTETERORE/ Akuzat për kopje dhe dalje testi, reagon ministrja Nikolla

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT