• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PSE JE KAQ I MIRË O DOKTOR?” Intervista e Berishës përballë gazetarisë së “lirë” që e lanë ta shiste Gërdecin si histori suksesi
Home
Politikë

“PSE JE KAQ I MIRË O DOKTOR?” Intervista e Berishës përballë gazetarisë së “lirë” që e lanë ta shiste Gërdecin si histori suksesi

23 June, 2020 s.autor Politikë

Sali Berisha ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë argëtuese për gazetarët Çim Peka, Andi Beja dhe Enton Abilekaj, të cilët ishin pozicionuar përballë tij duke pritur që ta gozhdonin.

Ishte argëtuese jo shumë për mesazhet që u përcollën, por për dy anët e medaljes të një standardi gazetarie e cila dukshëm e bënte qesharak këtë profesion apo më saktë zbulonte qasjen e analistëve tanë përballë aktorëve të ndryshëm të politikës.

Nëse do të shohim me vëmendje pyetjet e adresuara, se gazetarët u kujdesën që t’ja adresonin me kujdes, ëmbëlsi dhe profesionalitet të lartë.

Përveç faktit se pikëpyetjet e ngritura dukshëm të bënin të dyshojë se i kishte shkruar Berisha me dorën e tij, edhe ato pak ndërhyrje që bënin vetë gazetarët ishin argëtuese pasi nuk guxonin të bënin asnjë kundërshti të përgjigjeve që jepte Berisha duke u dakortësuar me çdo gjë.

Ajo që të bën veçanarisht përshtypje, ishte momenti kur ish kryeministri nisi të shiste mediatikisht demontimin e armëve në Shqipëri si histori suksesi.

Ai tha se si Gërdeci ishin shumë vatra dhe qeveria e tij u përpoq t’i demontonte me sukses. Fundja Berishën e dimë se çfarë është dhe çfarë ka mbjellë në këtë vend, të mira apo të këqija qofshin.

Ajo që të godet më tepër është heshtja e gazetarisë në këtë moment ku në studio nuk pati asnjë reagim përveç vështrimit adhurues që shigjetohej mbi artikulimin e Berishës.

Nuk është çështja e mungesës së leksioneve të gazetarisë dhe as paaftësisë së gazetarëve për të përcjellë pyetje zhbiriluese, pasi po të njëjtët gazetarë kur kanë pasur përballë të tjerë personazhe i kemi parë agresivë, i kemi parë me pyetje gozhduese, i kemi parë edhe me nota të jashtëzakonshme ironie.

Edhe pse Berisha ka llogari të hapura me shqiptarët dhe pyetje që ende nuk i ka dhënë përgjigje, qershia mbi tortë e të gjithë intervistës ishin disa meraqe që gazetarët kishin për shëndetin e Berishës apo si e kaloi pandeminë.

Tani ose Berishën po e trajtojnë si një pensionist që duhet trajtuar me respekt për shkak të moshës, ose po e trajtojnë si Nexhmije Hoxhën që deri në fund të vdekjes nguruan t’ja bëjnë pyetjet që ende mundojnë çdo shqiptar.

Gjithësesi, e vetmja pyetje që mungoi dhe mund të përvetësohet intervistën e radhës ishte “Po pse je kaq i mirë o doktor?”. Kjo mbase do t’i shkonte më shumë Çim Pekës meqë i kanë lënë në dorë çelsat e portalit. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË PËRQAFUAR DHE TË DASHURUAR/ Oriola Marashi poston FOTO me Eros Grezdën
Previous article EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Gjykata merr vendimin për Viktor Markun

s.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT