• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse janë të rëndësishme qimet në trupin tonë
Home
Shëndet

Pse janë të rëndësishme qimet në trupin tonë

4 December, 2017 Ina.Autor Shëndet

Shkencëtarët pohojnë që “gëzofi i njeriut” shërben për mbrojtje nga insektet dhe parazitët.
Qimet gjenden gjithandej nëpër trup apo të paktën kështu na duket. Të gjithë e kemi të qartë pse kafshët janë leshatore, por pse kanë qime njerëzit?

Mbizotëron mendimi që qimet në trup janë mbetje e panevojshme nga e kaluara, siç është edhe zorra qorre, por një ekip i shkencëtarëve ka zbuluar pse “qimet njerëzore” nuk i ka zhdukur evolucioni.

Ekspertët kanë vërtetuar që qimet vështirësojnë qasjen e parazitëve dhe insekteve si mushkonjat dhe merimangat, në lëkurë dhe në të njëjtën kohë mbaresat nervore në folikula lehtësojnë detektimin e lëvizjes së dëmtuesve.

Hulumtuesit britanik nga Universiteti Sheffield kanë kryer hulumtimin në 29 vullnetarë të guximshëm të cilëve ua kanë rruar qimet në njërën dorë dhe pastaj në të dy duart u kanë lëshuar parazitë të darkojnë.

Shkencëtarët kanë vënë re që duart leshatore ua vështirësojnë parazitëve afrimin me lëkurën dhe ato më pas duhet të kërkojnë vend më të përshtatshëm për shujtë, gjë që rrit mundësinë për t’i detektuar.

Është vërtetuar që sa më të gjata dhe më të dendura janë qimet, insektet e kanë më të vështirë t’i afrohen lëkurës, ndërsa mbrojtje më të mirë ofrojnë qimet e holla dhe gati të padukshme.
“Hulumtimi ynë ka treguar që sa më shumë leshator është trupi më lehtë është të zbulohen parazitet.
Qimet kanë mbaresa nervore që detektojnë lëvizjet e tyre, dhe sa më të gjata dhe më të dendura janë parazitëve u duhet më shumë kohë për të gjetur pjesën e përshtatshme në lëkurën për të cilën do të ngjiten, që në masë të madhe lehtëson detektimin e tyre”, ka thënë profesori Michael Siva-Jothy, udhëheqësi i hulumtimit.

Shkencëtarët kanë thënë se si hulumtimi i tyre mund të shpjegojë pse njerëzit duken ashtu si duken, dhe cilat forca na kanë detyruar të dukemi pikërisht kështu.
“Qimet u ndihmojnë njerëzve për detektim, dhe po të humbnim të gjithë mbulesën mundësia jonë për zbulimin e parazitëve do të zvogëlohej në mënyrë dramatike”, ka përfunduar profesor Siva-Jothy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ 'Bovilla?! S'e di, po uji erdhi me presion të madh dhe ikëm duke notuar me ujin deri në fyt'
Previous article PËRMBYTJET/ Rama: Faza e emergjencës kaloi, vijojmë gadishmërinë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT