• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse Ilir Meta po ndjek rrugët private dhe atë të gjyqeve publike, për hallet e tij Presidenciale?!
Home
Ekskluzive

Pse Ilir Meta po ndjek rrugët private dhe atë të gjyqeve publike, për hallet e tij Presidenciale?!

20 December, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ilir Meta ka marë në dorë flamurin dhe po bëhet simboli i zgjidhjes së halleve të tij si Kryetar Shteti, jo nëpërmjet rrugëve institucionale e ligjore, por nëpërmjet rrugëve private, gjyqeve publike dhe atyre mediatike. Gjithçka duket se ka nisur jo atëherë kur ai promovonte lidershipimin e “qetësisë dhe dashurisë”, por pasi vendosi që të hyjë në konflikt të drejtpërdrejtë me mazhorancën qeverisëse të Kryeministrit Edi Rama. Rasti më flagarant publik u shëndua kur refuzoi fillimisht firmosjen e dekretit për emërimin e Sandër Lleshit, si ministër i Punëve të Brendshme.

Në media bëri bujë fakti se “Lleshi ka marrë një ftesë për t’u takuar me Presidentin nëpërmjet një kushëriri të tij, i cili ishte telefonuar nga zyrtarë të Presidencës.” Rasti ngjalli një reaksion të menjëhershëm, pasi kjo as nuk ishte parë, e as nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në raportet intitucionale. “Sipas Lleshit, ftesa nuk ishte zyrtare dhe as me protokoll dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që ai nuk i është përgjigjur pozitivisht. Ai ka kërkuar që ftesa t’i bëhet zyrtarisht, pasi nuk e ka parë si të arsyeshme për të shkuar në një takim informal për të lobuar për dekretimin e tij si ministër i Brendshëm.” Ishte koha kur pas Saimir Tahirit, dorëheqjen si ministër i Brendshëm e kishte dhënë edhe Fatmir Xhafaj. Me sa duket dikush po përpiqej që ta komplikonte edhe emërimin e ministrit të ri në këtë dikaster kyç, në përpjekjet për të krijuar një ngërç artificial brenda mazhorancës qeverisëse.

Përpjekje këto që nuk do të ndaleshin pas kësaj, përgjatë gjithë 2019. Pas çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, në përpjekje për të injektuar një krizë artificiale në sistemin politik të vendit, mazhoranca u detyrua që të ngre një komision hetimor Parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të vendit. Por ai nuk u ndal këtu. Me mos dekretimin e Arta Vorpsit, u krijua ngërç në rifunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që është institucioni që do mari vendimin përfundimtar për shkarkimin ose jo të Presidentit. Meta ia hodhi fajin për këtë rast, Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvorani, duke e paditur atë në Prokurori. Kjo u parapri nga akuza dhe kërcënime në adresë të tij nga ana e Presidencës. Kjo u shoqërua edhe me shantazhe për publikime skandalesh me video, nga mediat pranë Metës, që përmendën edhe emrin e ambasadorit të BE në Tiranë.

Presidenti në vend që të priste me “qetësi dhe dashuri” vendimin e drejtësisë, vijoi me deklarata dhe publikime që shkojnë kundër rrugës institucionale. Nga ana tjetër, institucioni i kreut të shtetit po transmeton rregullisht ato që ata i quajnë spotet në mbrojtje të Kushtetutës. Argumentet mund të jenë të vlefshme për drejtësinë, por ato skanë vlerë për qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar, duke qenë se publikimet po bëhen edhe me titra në anglisht, me autorizimin personal të Metës. Kultura e bërjes së gjyqeve publike, e gjyqeve popullore, e gjyqeve të thashethemeve dhe e gjyqeve mediatike, ka qenë një kulturë shumë e përhapur në Shqipërinë komuniste ku grupet armiqësore “i zbulonte” rregullisht partia. Ishte koha kur deklaroheshin fillimisht fajtorët dhe më pas I gjendeshin “provat” nga gjykatat. Kjo qasje dhe kjo kulturë fatkeqësisht, e ushqyer nga politika, vijoi që të dominonte sërisht jetën tonë, duke qenë ende në modë këto 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Si një përpjekje e grupeve të ndryshme të interesit dhe individeve, për të delegjitimuar institucionet zyrtare të këtij shteti dhe për të diskretituar kundërshtarin, për ta bërë të pabesueshëm e për të delegjitimuar armikun e tyre publik. Duke bërë presion ndërkohë, edhe mbi drejtësinë. E kur flamurin e kësaj kulture vijon që ta mbajë në dorë Kreu i Shtetit, mund të meret fare kollaj me mend, se çfarë mund të presësh nga qytetarët e tjerë të kësaj Republike.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EFEKTI MOURINHO/ Zgjat kontratën me Tottenham mbrojtësin belg...
Previous article "ENI" DO KËRKOJ NAFTË NË DUMRE/ Braçe: Ia hoqëm nga duart “familjes” pasurinë kombëtare

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT