Zv.Kryeministri Erion Braçe reagon mas marrëveshjes së shtetit shqiptar me kompaninë italiane ENI, për eksplorim të vendburimeve të naftës në zonën e Dumresë.
Braçe thotë se kjo pasuri kombëtare iu hoq nga duart “familjes” duke akuzuar ish qeverinë e Sali Berishës se ka abuzuar me naftën. Braçe shpjegon pastaj se çfarë është kompania italiane ENI dhe se si ajo bën çudira në fushën e naftës dhe gazit.
Lexojeni të plotë çfarë shkruan ZËVENDËS KRYEMINISTRI i SHQIPËRISË:
NAFTA NË DUAR TË DY GJIGANDËVE,
SHELL DHE ENI!
Mbaroi koha e dorovitjeve të një prej pasurive më të medhaja kombëtare,
#NAFTËS, tek “FAMILJA”! E mbani mend besoj që, në 8 vite të qeverisjes së Sali Berishës, katër vendburimet e rëndësishme në naftë e gaz, ju dhanë, bashkëjetuesit të një udhëheqeseje të lartë të PD e FAMILJES;
Ai ishte paketë bashkë me vendburimet e naftës e gazit për të-më thoshin nga PD atë kohë.
Ranë në duart e tij, të tyre, “FAMILJES”, me ta dhe nuk ngritën kokë më, as si investim e as si zhvillim;
U transferuan dorë më dorë si zhvatje duke u rrënuar keq!
Edhe pse su hetuan kurrë, të paktën koha e këtyre praktikave ka marrë fund.
Gjigandi italian dhe i përbotshem ENI, hyri sot zyrtarisht në Shqipëri dhe do të nisë kërkimin në zonën e Dumresë.
ENI është shumë më tepër se një kërkues nafte e gazi;
ENI është një investitor shumë i madh dhe strategjik, është shkencë, teknologji, edukim, zhvillim, punësim, infrastrukturë, siguri, mjedis, standard, bashkëfitim, përgjegjësi e konsoliduar sociale;
Një infrastrukturë e vërtetë energjie, përtej naftës e gazit, shumë më e diversifikuar e për këtë shkak më e madhe se kaq!
Nuk u ndal nga momenti i vështirë pas një fatkeqësie natyrore që tremb këdo;
Të vendosur për të investuar këtu, me një kontratë nga më të mirat e hartuara ndonjëherë, fundi i zhvatjes epike që zgjat 15 vite e ku ende nuk marrim tatim fitimi, prej sot e në vijim, të gatshëm për të investuar e punuar këtu! Bravo @belindaballuku


